Yjet botërore të fushave të ndryshme i kushtojnë vëmendje të veçantë look-ut të tyre.

Duke nisur që nga kremrat e fytyrave, trajtuesit e rrudhave, thonjtë e lyer dhe stilimi i flokëve. Pjesë e listës së publikuar nga CNN, janë emra të njohur si Selena Gomez, Kim Kardashian, Lady Gaga, Haus Labs.

Por edhe ylli i kinematografisë, Brad Pitt, aplikon mbi fytyrën e tij një krem anti-rrudhë, e jo më kot, ai është një nga meshkujt më të preferuar të femrave, edhe pse tashmë është në moshën 59-vjeçare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për kremrat që këta të famshëm aplikojnë, shpenzojnë nga 97 deri në 370 dollarë, por shumë prej tyre, kanë hapur dhe markat që kanë në pronësi, duke e kthyer në një biznes të mirfilltë. Këtu mund të përmendim shembullin e Rihanna-s, e cila ka lënë përkohësisht pezull muzikën, për t’iu përkushtuar linjës së saj kozmetike, por edhe Kim Kardashian, e cila ka një kompani që gjeneron çdo vit miliona të ardhura.

Rrjetet sociale, ku numërojnë miliona ndjekës, këta të njohur, i përdorin për marketing, për të rritur të ardhurat dhe duke e çuar famën e tyre në një tjetër nivel.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb