Armando Broja nuk shënon prej 2 marsit. Sulmuesi shqiptar kërkon t’i japë fund shterpësisë dhe dëshiron të rikthehet te goli. Përballë Southampton do jetë Burnley, takim ky i Premier League që do luhet në orën 20:45.

Kundërshtari duket i duhuri për 20 vjeçarin. E dini përse? Ua themi ne. Armando Broja i realizonte pikërisht Burnley në takimin e parë të kampionatit. Bëhet fjalë për golin e minutës së 50-të në sfidën pritëse të 23 tetorit, me 90 minutëshin që mbyllej 2-2 në St Mary Stadium.

 

Deja Vu? Mbase. Broja është i huazuar te ekipi nga Southampton dhe në Premier League me Shenjtorët ka çuar topin pas shpinës së portierit 6 herë në 27 ndeshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb