Orë të vështira për Shqipërinë, e cila është tronditur ditën e sotme në orën 3:54 nga një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë me epiqendër në bregdetin e Adriatikut dhe që ka shkatërruar shumë banesa e pallate në Thumanë dhe Durrës.

Sikundër të gjitha institucionet, edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka qenë në kontakt me partnerët e saj, çka e konfirmon presidenti Duka në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Miqtë e FSHF dhe Shqipërisë solidarizohen me ne, në këtë ditë të vështirë! Mora telefonata, mesazhe dhe propozime për ndihmë konkrete nga Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, Zv/Presidenti Sándor Csányi, Presidenti i Federatës Italiane Gabriele Gravina, trajnerët De Biasi, Panuçi, Reja e shumë miq të tjerë.

Biseda vëllazërore lidhur me situatën e krijuar nga tërmeti pata edhe me homologët e mi, Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi dhe Presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, të cilët shprehën solidaritetin dhe mbështetjen e tyre. Mirënjohje!”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb