Kryeministri i Holandës Mark Rutte dhe delegacioni i tij do të vizitojnë Shqipërinë të mërkurën, 10 nëntor 2021.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri,  Kryeministri Rutte do të zhvillojë një diskutim me përfaqësues të shoqërisë civile për një gamë të gjerë temash duke përfshirë të rinjtë, sundimin e ligjit, sektorin privat dhe median.

Më pas, kryeministri Rutte do të marrë pjesë në një ceremoni mirëseardhjeje nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Gjatë drekës së punës, kryeministri Rutte dhe kryeministri Rama do të diskutojnë ndër të tjera për marrëdhëniet e mira mes  Holandës dhe Shqipërisë, bashkëpunimin europian, bashkëpunimin në fushën e policisë dhe drejtësisë, zhvillimet në rajon dhe NATO.

Embasy

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb