Përpara takimit të Vendeve të Europës Juglindore zhvilluar në Rumani, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u prit në takim nga kryeministri rumun, Nikolaj Ciuca. Në këtë takim ishin të pranishëm dhe një përfaqësuesi i Kongresit Amerikan, parlamentit Britanik dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE.
Mediu falënderoi kryeministrin Rumun për mbështetjen që Rumania i ka dhënë Shqipërisë në anëtarësimin në NATO dhe negociatat për BE.

Nga ana tjetër, kryeministri Rumun shprehu mbështetjen për përfshirjen e Shqipërisë në nisma të rëndësishme siç është ajo e 3Deteve, e cila mbas pushtimit të Ukrainës merr një rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin dhe shmangien e varësisë energjetike të Europës nga Rusia dhe ndikimi Kinës. Gjatë takimit në parlament Rumun, Mediu së bashku me deputetin Toni Gogu, morën pjesë në konferencën për sigurinë. Në këtë konferencë merrnin pjesë e deputetë nga gjithë vendet e Europës Juglindore, parlamenti Britanik dhe SHBA.

Mediu si bashkëorganizator i këtij aktiviteti me deputetë të parlamentit Rumun, vuri theksin se çështjet e sigurisë janë shumë komplekse dhe kërkohet që parlamentet të përfshihen gjerësisht. Ai theksoj se Putin në mënyrë të paligjshme sulmoi Ukrainën duke kërkuar të destabilizoj gjithë Europën. Duket qartësisht se në këtë përpjekje Rusia ka një aleancë të qartë me Kinën.

Ai vuri në dukje se armatosja e Serbisë nga Rusia dhe Kina duke shpenzuar rreth 3% të GDP pa pasur asnjë lloj kërcënimi, prania e Rusisë dhe Kunës në rajon, problemet në BiH, qëndrimi për shkëputje të Republika Sërbska në koordinim me Moskën, frenimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe mosnjofja e pavarësisë Kosovës e bëjnë Ballkanin shumë fragil. Krahasimet që bëhen ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës janë krejt pa baza dhe tregojnë qartë që Rusia kërkon të krijojë tensione në Ballkan.

Samiti i NATO-s ka një rendësi të jashtëzakonshme dhe kërkon që vendet anëtare të NATO-s në Ballkan të dalin me qëndrim të përbashkët për të shmangur influencat dhe tensionet e mundshme të stimuluara prej Rusisë dhe Kinës. Në fund ritheksoi qëndrimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s; “ne duhet të pranojmë se zgjedhjet tona ekonomike kanë pasoja për sigurinë tonë. Liria është më e rëndësishme se tregtia e lirë. Mbrojtja e vlerave tona është më e rëndësishme se fitimi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: