Nga Auron Tare

Ishte viti 1941, pranverë. Italianët më në fund kishin mundur të çanin frontin grek me ndihmën e trupave gjermane dhe ishin futur në Veriun e Greqisë. Shumë pranë Kullës së Sahatit, në një kioskë të vogël, një burrë me trup mesatar shiste  cigare. Një tabelë e madhe varur ne kioske tërhiqte vëmendjen e kalimtarëve ku me dy vargje plot humor shkruhej: “Koloneli i Mbretërisë shet cigare të Italisë!”.

Cigarëshitësi ishte ish-Komandanti i Përgjithshëm i Xhandarmërisë Mbretërore, Kolonel Bilal(Dalanaj) Nivica  nga fshati Nivicë i Kurveleshit.

Mbas largimit të Zogut dhe rënies së shtetit, ai kishte refuzuar të drejtonte trupat ushtarake italiane kundër Greqisë.

Si drejtues i të vetmes forcë besnike e Mbretit Zog, Xhandarmerisë, ai kishte pranuar të shiste cigare në mesin e Tiranës por jo të angazhohej nën Italinë fashiste.

Kolonel Nivica kishte një të kaluar shume interesante. Në rininë e tij kishte qenë një prej anëtarëve të çetës së studenteve të Selanikut; një grup të rinjsh idealistë që kishin lënë shkollën në Selanik dhe kishin dalë malit kundër Turqve të Rinj. Të drejtuar nga Dervish Duma ishin endur maleve të Jugut pa ndonje aktivitet të shquar luftarak por dukshëm me ide revolucionare nacionaliste. Pjesëmarrësit e qeverise së Ismail Qemalit që kanë lënë kujtimet e tyre për këtë kohë, theksojnë se Bilal Nivica ishte adjutant i Ismail Beut dhe njeriu që e shoqëronte atë kudo.

Getimg (2)
Getimg (2)

Gjatë viteve të Luftës së Parë nuk ka ndonjë informacion mbi rolin e tij në ngjarjet e kohës. Ne disa shenime te  ushtarakut Sami Koka nga Delvina shkruhet se ne ditet e fundit te pushtetit te Nolit, u tentua nje grusht Shteti nga disa ushtarake. Kolonel Kasem Bej Radovicka, Toger Bilal Nivica, dhe Major Sami Koka por kjo perpjekje u zbulua. Ne rremujen e ikjes nga Tirana te njerzve te Nolit, te tre ushtaraket nuk u varen dot sipas vendimit qe ishte marre dhe futja e Zogut ne Tirane beri qe te dalin nga burgu ku mbaheshin.

Me adhjen ne pushtet te Zogut, Bilal Nivica emerohet qarkomandat i Vlores dhe zevendes i Nuredin Bej Vlores ndoshta lidhje me Ismail Qemalin e ben ate personin e duhur per te perfaqesuar Zogun ne kete krahine rebele.  Për një kohë behet  drejtues i forcave të ndjekjes kunder bandave per te sjelle qetesine aq te lavderueshme qe Zogu vendosi ne kohen e tij.  Më vonë kryetar i Gjykatës Politike, rol ky që tregon besimin që Zogu kishte në personalitetin e tij.  Me tej caktohet QarkKomandant i Shkodrës. Kur presioni italian bëri që oficerët britanikë të Xhandarmërisë me në krye Gjeneral Persin të largohen nga Shqipëria, Bilal Nivica emërohet Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë Mbretërore (per nje periudhe shume te shkurter).

Getimg (3)
Getimg (3)

Nëse shikojmë që Xhandarmëria ishte  pjese e  forcave  që bëri një farë rezistence ndaj sulmit italian në 7 Prill, na le të kuptojmë se ai nuk kishte pranuar kompromisin me italianët për të hapur rrugët e pushtimit. Megjithese ne dokumentacionin e  SIM-it ( sherbimi I zbulimit ushtarak Italian) permendet nje fakt me emri e tij  ku “2500 pushkët e çuara me urdhër të Zogut, shoqëruar nga major Bilal Nivica për trupat kreshnike të Labërisë, bien në duart e milicëve të batalionit XL. Konsulli Italian Salvo Salvoni kishte arritur të sabotonte mbrojtjen e Vlorës.  Nuk largohet nga vendi sëbashku me Zogun por qëndron në Tiranë. Në 41-shin, pasi kishte refuzuar të vishte uniformën fashiste, hap një kioskë jo shumë metra larg nga një dyqan me emrin “Flora” ku një tjetër cigareshitës shiste cigaret e Italisë.   Interesant është fakti që në dokumentat e zbulimit britanik SOE, zyra e Stambollit, Bilal Nivica përmendet si një person me ndikim në qarqet nacionaliste krahas M.Pezes dhe H. Lleshit. Si i tillë i kërkohet të formojë një formacion ushtarak anti-italian të financuar nga britanikët. Nuk ka të dhëna të sakta nëse u përfshi në këtë operacion të zbulimit sekret britanik, por me ardhjen në pushtet të ish-kolegut të tij cigareshitës, Enver Hoxha, ai arrestohet. Gjykohet në gjyqin e famshëm special në 1945 ku shpallet armik i popullit dhe dënohet me 15 vjet burg.

Lirohet në 1959  por nuk ka se ku të banojë, pasi shtëpia i ishte konfiskuar. I harruar dhe në mjerim vdes pak vite më vonë.

Bilal Nivica dhe ministri i Brendshëm Et’hem Toto

Nëna e Bilal Nivicës

Çeta e Studentëve të Selanikut: Bilal Nivica, ulur i pari djathtas  ( burimi i fotos Xh.Canaj)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb