Dikur ishin vetëm në formën e bamirësisë, tani tendenca e të personave të famshëm është të investojnë në të ardhmen e brezave të rinj duke hapur shkollat ​​e tyre.

Kjo është mënyra se si, nga George Clooney te Don Cheadle duke kaluar përmes Mindy Kaling, personalitete nga bota e argëtimit i janë bashkuar një administrate shkollore në Los Anxhelos për të hapur një të ashtuquajtur “shkollë magnet”, e specializuar në lëndë të caktuara, me synimin për t’u dhënë studentëve të pafavorizuar një nxitje për në botën e industrisë së televizionit dhe filmit.

Reperi Dr. Dre, në bashkëpunim me Jimmy Iovine, do të hapë një shkollë të mesme të specializuar në biznes dhe teknologji.

“Unë dua të inkurajoj njerëz si ne, të cilët kanë qenë me fat dhe të suksesshëm për të ardhur këtu dhe për të bërë diçka pozitive”, tha Iovine.

Trendi u nis nga ylli i basketbollit LeBron James, kur ai vendosi vite më parë të ndihmojë breza fëmijësh në vendlindjen e tij Ohio për të dalë nga varfëria.

Qoftë shkolla e Clooney-t, ku do të përfshihen gjithashtu Eva Longoria, Grant Heslov, Kerry Ëashington dhe Nicole Avant dhe që do të quhet Shkolla Roybal e Prodhimit të Filmit dhe Televizionit, ashtu edhe ajo e Dr. Dre dhe Iovine, do të hapen në vjeshtën e vitit 2022.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb