Spanja ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy takimet e fundit të vlefshme për raundin kualifikues së Botërorit 2018, atë ndaj Shqipërisë në 6 tetor dhe me Izraeli në 9 tetor.

Trajneri i spanjollëve Julen Lopetegui ka lënë jashtë listës Suson, Vitolon, Deulofeun dhe David Vijën. Bie në sy përfshirja për herë të parë e sulmuesit të Valencias, Rodrigo Moreno, si dhe rikthimi në kombërar i anësorit të Napolit, Jose Kajehon dhe futbollistit të Real Sociedadit, Illaramendi.

Lista e plotë:
Portierë:
De Gea, Reina, Kepa

Mbrojtës: Pike, Serxho Ramos, Alba, Azpilikueta, Bartra, Carvajal, Naço, Monreal

Mesfushorë: Isko, Thiago, Buskets, Illaramendi, Silva, Iniesta, Saul Niguez, Koke

Sulmues:
Asensio, Aspas, Kajehon, Rodrigo, Morata, Pedro./p.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: