Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Alastair King-Smith priti dje të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Në “Twitter”, përfaqësuesi diplomatik i Britanisë së Madhe në vendin tonë tregon se me Sir Stuart Peach biseduan për shumë çështje në lidhje me rolin e Shqipërisë në promovimin e sigurisë rajonale, forcimit të demokracisë dhe llogaridhënies, lidhjeve tregare dhe të sigurisë.

POSTIMI I AMBASADORIT BRITANIK ALASTAIR KING-SMITH

Një kënaqësi të mirëpres Të Dërgurain Special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimir Sir Stuart Peach. Jemi këtu për të diskutuar për shumë çështje që përfshijnë rolin e Shqipërisë në promovimin e sigurisë rajonale, forcimit të demokracisë, llogaridhënies, marrëdhënieve tregtare dhe të sigurisë.

 

Alkastar
 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: