Verën e këtij viti, gazetari Osman Stafa, solli në News 24 historinë e një gruaje e cila jeton vetëm me djalin e saj të mitur, pa asnjë përkrahje, në një zonë të thellë, mes malesh në bashkinë e Vaut të Dejës. Edhe pas kaq muajsh kjo grua ka nevojë për ndihmë. Emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” risjell në vëmendjen e publikut rrëfimin dramatik të Shaqe Markut që nis me dhunën nga i shoqi e deri tek përballja me skamjen. Por ajo luftoi e vetme kundra të gjithëve për të sjellë në jetë fëmijën e saj.
Një grua, nga një zonë e thelle e bashkisë se Vaut të Dejës, vendosi qe te dilte kundër këtij sistemi, vendosi të dilte kundër vullnetit të burrit të saj. Do t’i kushtonte shumë, por ajo vendosi te duronte çdo të keqe e të përplasej me faqe te panjohura në jetën e saj, vetëm e vetëm që në jetë të sillte një fëmijë. Kalvari i vuajtjeve për Shaqe Markut nisi që në moshën 29 vjeçare, kur ajo vendos të martohet në Podgorice të Malit të Zi. Humbja e fëmijës se parë dhe vdekja e bashkëshortit nuk ishin të vetmet momente të dhimbshme për Shaqe Markun, pas një vizite që ajo bën tek mjeku, i thonë se t’i nuk mund te lindesh më.
“Mjeku më tha fëmija ka vdekur, pasi kaluan disa kohë në aksident më vdiq edhe burri. Bëra një vizitë dhe mjekët më thanë ti nuk do mundesh të lindësh më, aborti im ishte i rëndë, ishte shume goditja e madhe për mua”,-thotë gruaja.
Duke respektuar kodet zakonore, ajo rikthehet pas 10 muajsh në vendlindjen e saj, dhe pas gati 5 vitesh, martohet përsëri. Pa ceremoni, pa dasmë këtë herë.
“Jam kthyer pasi burri dhe fëmija më vdiqën, kam qëndruar disa kohë vetëm dhe vendosa pas 6 vitesh të vazhdoj jetën, u mundova të krijoja një familje, i jam lutur Zotit”,-thotë gruaja.
Mrekullia ndodhi, lutjet që Shaqja i kishte drejtuar Zotit, ishin dëgjuar. Ajo ngel shtatzënë. Do të mund të sillte ne jetë fëmijën e aq shumë të dëshiruar. Por ajo nuk e dinte qe ky do te ishte përsëri fillimi i një kalvari tjetër vuajtjesh, sepse burri me të cilin ajo ndante jetën prej disa vitesh, nuk e donte këtë fëmijë.
“Deri në momentin që ngela shtatzanë çdo gjë ishte ne rregull, por kur ngela shtatzanë ai më tha të heq fëmijën, ai pagoi lekë që bebin të ma heqi, ai ka ushtruar dhunë ndaj meje, një mjek e kuptoi që unë isha dhunuar, më tha mbaje këtë fëmijë”,-tha gruaja.
Sipas Markut, tentativat dhe presionet e bashkëshortit kanë qenë të mëdha, aq sa ai e ka goditur me makinë, kur ajo ishte disa muajshe shtatzënë.
“Më ra me makinë , isha në muajin e 5 të shtatzënisë, humbja ndjenjat, më dërguan në spital, unë nuk mendoja për vetën por për fëmijën, kur bëra ekon më thanë fëmijën e ke shëndosh”,-thotë Shaqe Marku.
Pas denoncimeve që ka bërë në polici, asgjë nuk ndodhi. Bashkëshorti endej i lirë, dhe vazhdonte kërcënimet ndaj saj për ta hequr fëmijën. Shaqe Marku vendos të kërkojë ndihme edhe tek shoqatat kundër dhunës ndaj grave e vajzave.
“Këtë ndihmë tek këto shoqata në Tiranë nuk e gjeta kurrë, kam kërkuar por kurrë nuk e mora”,-thotë gruaja.
E vetmja rruge, qe mendoi Shaqe Marku që mund të shpëtonte prej bashkëshortit, dhe vuajtjeve te saj, ishte Gjermania. Iku atje për të kërkuar azil.
Kërkonte gjithashtu një vend të qete, ku mund të lindte djalin që priste. Por pas lindjes se djalit, për te filluan edhe problemet shëndetësore.
“Kam lindur në Gjermani, qëndrova 2 muaj, pasi linda fëmijën nga stresi kam humbur ndjenjat, më tepër isha në spital sesa në azil, dy shqiptarë më kanë marrë djalin pasi unë nuk isha e zonja ta mbaja për tre muaj pasi isha e shtruar në spitalin psikiatrik, ishte një mjeke nga Kosova që më ka ndihmuar. Pas 3 muajve ata më linin që të takoja fëmijën, isha në depresion të thellë isha e shkatërruar, isha një femër me fëmijë”,-tha gruaja
Para disa vitesh Gjermania e shpalli Shqipërinë një vend te sigurte dhe azilantet filluan te ktheheshin. “Edhe pa ngrënë kam qëndruar, ikja jashtë kampit pasi na vinte policia. Jam kthyer pasi nuk na linin më të qëndronim më, qëndrova tek një e afërm për disa kohë, kam kërkuar ndihmë askush nuk mu përgjigj, isha e vetme e sëmurë më një fëmijë 3 vjeç”,-thotë gruaja.
Nje nder ta ishte tashme Shaqe Marku me djalin e saj. Tashme ajo jetën me djalin e saj ne këtë fshat te thelle Te Vaut te Dejes, dhe kushtet e shtëpisë janë lemeritese, nuk kane asnjë orendi shtëpiake dhe asnjë kusht minimal jetese. Jeton në një shtëpi shumë të vjetër që ia kane lëne familjaret qe ajo te mund te fuse kokën. Sipas saj kjo ishte e vetmja ndihme qe i dhanë familjaret e saj, pasi ne luftën e saj për të mbajtur këtë fëmijë, nuk e kane mbështetur ne asnjë moment. Duke qene një shtëpi e vjeter, me dërrasa, pa çati, Shaqja tregon se ka pasur raste kur ka gjetur gjarpërinj ne krevat te djalit.

“Nuk kam asnjë këtu, as tualet nuk kam, asnjë send. Kam gjetur gjarprin në krevat, djali më është lutur mos të flemë më në atë krevat”,-thotë Shaqja.
Fshati i thelle ku jetojnë nuk mundëson asnjë mundësi jetese për këtë familje. Nuk ka qendër shëndetësore, nuk ka një shkolle, e kjo e bën akoma edhe me te vështirë jetesën e tyre. I kanë kërkuar ndihme bashkisë, por deri me tani, çdo gjë ka mbetur tek premtimet. Edhe gjate pandemisë, kjo familja ka vuajtur pamundësinë e pasjes se produkteve baze te konsumit. “Kam kërkuar ndihmë më kanë thënë të kemi sjellë njëherë duhet të presësh, ne jemi me 27 mijë lekë, fëmija im vuan për një çokollatë 200 lekëshe”,-thotë Shaqja.
Gjendja shëndetësore e Shaqe Markut akoma edhe sot është e vështirë, për shkak se ajo vuan nga disa sëmundje. “Kam nevojë për medikamente, këmbën e kam keq, kur më thonë ik tek specialisti unë nuk kam para të vizitohem, jam edhe me tension jam me ilaçe edhe për depresion. Shtylla ime kurrizore ka dalë e deformuar, tani më ka marrë edhe këmba e djathtë”-thotë Shaqja. Vendi ku jeton, prej kohesh e ka mbytur edhe nga paragjykimet. Sepse sipas fshatit është një mëkat te rrisësh një fëmijë pa baba. “Më kanë paragjykuar këtë e ndjej shumë, por unë mbështetem tek i madhi Zot. Thonë kjo pa burrë me një fëmijë, opinioni më gjykon por nuk është problem nuk më intereson çfarë thonë njerëzit, por unë po ja dal vetë”. Nëna është e gatshme të shesë edhe veshkën e saj, nëse do t’i jepej një mundësi qe dikush ta ndihmonte qe te vazhdonte jetën me djalin diku tjetër, në një vend ku djali të mund të shkoje në kopesht, të ketë një qendër shëndetësore afër. “Dua që fëmijën ta rris si fëmijët e tjerë, këtu nuk ka as kopësht, as shkollë, edhe veshkën ta marr vetëm të eci përpara nuk e kam problem. Kam sakrifikuar shumë vendoseni dorën në zemër, fëmija im është 3 vjeç nuk shkon në kopësht, nuk ka asnjë lodër këtu”, e mbyll rrëfimin e saj tronditës Shaqe Marku.
Në studion e shqiptarëve u bë i ditur lajmi se vajzat dhe gratë e komunitetit shqiptar në SHBA, kanë kontribuar për rastin e Shaqe Markut. Shoqata “Albania Women” në Michigan, në bashkëpunim me “Albania Women” në SHBA , arritën të mbledhin 10, 000 dollarë, te cilat i janë përcjellë Shaqe Markut. Por vetëm kaq para nuk i mjaftojnë për të siguruar një shtëpi në një zonë me komode për të birin e saj të vogël.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb