Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka thirrur sot gazetarët për herë të parë që pas marrjes së kësaj detyre, në një bashkëbisedim.

Teksa nënvizoi faktin se ajo do të ketë një komunikim transparent me gazetarët, ndërsa shtoi se ata do të jenë në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Kryeparlamentarja përsëriti edhe një herë qëndrimin e saj se do të jetë gjithmonë e gatshme për procesin e dialogut me opozitën.

“Unë besoj se do të përforcohet dialogu dhe do të ruhet etika në komisionet parlamentare. Kemi parë se po shkojmë drejt normalizimit. Po ecim me procesin e vaksinimit me deputtët për praninë në komisione. Kjo do të jetë një aspekt i realizuar, pas kërkesës që erdhi nga opozita por dhe një ogur i mirë për jetën parlamentare. Përfitoj nga rasti që të bëj thirrje për vaksinim. Kam ndjekur dhe më parë debatin tuaj të realizuar dhe konsensusin e gjetur për mënyrën se si do të operonte media përmes aksesit në Kuvend. Jam e vendosur për komunikim dhe transparencë me mediat. Kam parë nga afër punën e mirë që është bërë nën kujdesin e BE për ngritjen e një sistemi të ri audio-video në godinën ku ndodhemi. Ky është një lajm i mirë. Mbledhjet e komisionit, do të mundësojmë praninë e gazetarëve edhe në seancat plenare dhe atë të metodologjisë së kamerave për një minutazh të caktuar.”, -tha Nikolla.

DISKUTIMET
Osman Stafa: Zonja Nikolla ky takim është i rëndësishëm, pasi vjen në ato takime të rrallë që bëhen. Uroj që ky takim të vazhdojë pasi nga komunikimi nuk vjen asgjë e keqe. Ne kemi pasur një diskutim në fund të sesionit parlamentar, ku kemi dakordësuar disa pika në mospraninë e kamerave në komisione. U pranua që gazetarët të jenë fizikisht aty. Edhe kjo teknologji audio-video është e papërshtatshme. Audio dhe zëri nuk janë në sinkron. Jemi mësuar që në komisione të bëhen debatee të mëdha. Në debatet që janë zhvilluar debate në Komisionin e Sigurisë, kamerat kanë shkuar kur ka qenë mikrofoni i ndezur. Ky sistem më ndihmon mua si gazetar që të marr detaje. Unë duhet të transmetojë; ‘tha filani’ dhe ‘iu përgjigj fisteku’. Kjo teknologji na pengon për të bërë punën tonë. Për mua si gazetar është lehtësim në kohë, por për hir të transparencës që ne duam, duhet të gjendet një zgjidhje tjetër.

Nikolla: Ju ngritët një sërë çështjes që mua më duhet t’i adresojë me persona konkret. Më thonë se kjo disakrodanca mes zërit dhe figurës ndodh se ju i merrni nga ‘Facebook’-u. Të tjerat dua t’i shikojë me ekspertët. Gazetarët mund të jenë në mbledhje dhe mund të evidentojnë dhe faktojnë detaje të tilla të vogla, përmes telefonit psh. Unë i mbajtja shënim to që më thatë.

Stafa: Në ditë zhvillohen disa komisione. Për gazetarin është e vështirë që të ketë akses te të gjitha dhe te salla e gazetarëve.

Gazetarja: Ju si kryetare Kuvendi keni një afat kur dëshironi që ta përmbyllni këtë afat për shtyrjen e afatit të organeve të vettngut? Ju dëshironi të ndërhyni në kushtetues vetëm për mandatin e KLP, organeve të vettingut apo bëhet fjalë për shkëmbim politik?

Nikolla: Dua ta përsëris dhe një herë se në këtë detyrë s’jam për favore apo shkëmbime. Jam për dialog dhe ndërveprim, deri në votimin e ligjeve për konsensusin. Kjo është kërkesë që vjen edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë. S’po jap afate, por kam gatishmëri për të vepruar me opozitën. Në informacionet që unë kam, në një prej ekraneve televizive është shprehur se dhe opozita është e gatshme që të bashkëpunuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb