Dimri i gjatë shqiptar duket se e ka mërzitur deputetin Nard Ndoka që është ‘arratisur’ me pushime në një vend të lakmuar, realisht nga gjithë bota, në Kubë. Deputeti i djathtë, kreu i demokristianëve ka zgjedhur vendin komunist për të gjetur diellin që i mungon në Tiranë. Në këtë foto që vetë ai ka futur në Instagram, mësohet se ndodhet në Havana. I veshur me një këmishë të bardhë dhe i nxirë nga dielli, Ndoka pozon i relaksuar nën Tropicana.