Kryeministri Edi Rama tha sot se nga enjtja maska do jetë e detyrueshme sapo del nga shtëpia kudo. Ai tha se komunikimi i sotëm është për t’iu dhënë pak kohë njerëzve të përgatiten.

“Ky komunikim sot për t’iu dhënë pak kohë njerëzve që të përgatiten, të informohen dhe të jenë gati.

Ditën e mërkurë ne do të publikojmë masën dhe masat ndëshkimore dhe nga dita e enjte të gjithë me maskë sapo nxjerrin veten nga shtëpia. Kudo, kudo kudo! Gjobat do të zbatohen në kohë reale, nuk do ketë më asnjë mundësi për t’iu shmangur gjobave sepse siç thashë do t’i zbatojmë me OSHEE-në”, deklaroi Rama.

Për ta theksuar dhe njëherë mesazhin, Rama e publikoi paralajmërimin edhe në “Twitter”.

Whatsapp Image 2020 10 10 At 11.51.17
Whatsapp Image 2020 10 10 At 11.51.17

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: