NGA SPARTAK KOKA*

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona në orët e para të ditës së sotme, pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur. Ndërkohë mësohet që gjatë kontrolleve gjatë orëve të natës së të premtes deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës janë pezulluar 15 leje drejtimi, 6 nga të cilat pasi drejtuesit ishin nën ndikimin e alkoolit, 5 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 3 për qarkullim në sens të kundërt, 1 për kundërshtim në paraqitje dokumentesh. Ndërkohë nga të dhënat e policisë mësohet se ka patur masa administrative për 7 raste të shkeljes së semaforit, 3 për  xhama të errët, 1 për kontroll teknik e 1 për figuracion.

Ndërkohë drejtues të Policisë së Tiranës pohojnë se për herë të parë është futur përdorimi i radarit në qytet, një risi e fundit që me sa duket merr shkas nga një përplasje e para pak ditëve mes një drejtuesi dhe një efektivi të rrugores, i cili pohoi se e kishte matur shpejtësinë me sy.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: