Një prej të arrestuarve nga policia spanjolle në prill të këtij viti, pasuria e të cilit është sekuestruar në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit është edhe 41-vjeçari nga Laçi Arjan Ndoci. Por ky është vetëm një nga emrat e tij, pasi laçjani i akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine rezulton edhe me 5 emra të tjerë.

“Më datë 30 prill 2018, autoritetet policore spanjolle në bashkëpunim DEA dhe EUROPOL kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Arjan Ndoci, alias (Dritan Gradica, Ardjan Noka, Mondi Prenga, Mond Gjoni, Don Gjoni,) 41 vjeç, lindur dhe banues në Laç Kurbin si dhe Julian Deblini (Bedlini), 35 vjec, lindur dhe banues në Lezhë”, deklaron Policia.

Ata akuzohen për veprën penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, pas kapjes së një sasie prej 1.000 kg kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Kolumbia si dhe të një shume prej 1.550.000 euro cash.

Këta 2 shtetas janë anëtarë të një grupi kriminal që zhvillonte prej kohësh trafik të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikes Latine në drejtim te Europës.

Dy të arrestuarit, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal jashtë shtetit i kanë investuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, në llogari bankare, për vete dhe për familjarët e tyre dhe në disa raste duke i fshehur ato në emra të afërmve.

Konkretisht investimin e kane bërë në disa qytete të vendit, e kryesisht në Tiranë.
Gjate kryerjes se veprimeve hetimore, jane zhvilluar disa takime te perbashketa operacionale me perfaqesues te Zyres Rajonale te DEA Athine, DEA Madrid, autoritete policore Spanjolle dhe EUROPOL, ne kuader te shkembimit ne kohe reale dhe identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete aktivitet kriminal.

Shuma e aseteve te sekuestruara ne kuader te operacionit, e perllogaritur me çmimin e tregut, kap vleren prej 5 milion eurosh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb