Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka shpërthyer në akuza në drejtim të opozitës.

Nga salla e Kuvendit, theksoi mes ironisë se ndoshta janë në rend të ditës kur vrasësi ngrihet dhe të quan kriminel.

“Nuk e kuptoj se në ça momenti të rendit të ditës jemi ne këtu. Këtu hajduti ngrihet dhe vrasësi gjakftohtë ngrihet dhe të quan kriminel. Ndoshta jemi në pikën e rendit të ditës ku imorali ngrihet dhe gjykon moralin kolektiv të grave të shumicës.

Ata që si kanë lënë gjë më këtij vendi, nga dosjet, te blloqet, te çizmet, te boja, të dallaverja me të huaj, të gjithë ata ngrihen sot këtu dhe pretendojnë të na bëjnë ne një gjyq. Populli ua ka bërë atyre gjyqin sa herë kanë dalë përpara. Përgjigjen e kanë marrë, herë me 300 vota, herë me humbje, herë me dështime elektorale, duke paguar lekët me kafe. Përgjigja është dhënë dhe do jepet në 14 maj. Ata që ulërasin në maj të kalit, përgjigjen do e marrin në 14 maj. S’kanë moral e alternativ. Kanë vetëm bilbila.”, tha Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb