BalkanWeb ka arritur të sigurojë emrat e katër punonjësve të Universitetit Bujqësor, të cilët sipas Prokurorisë së Tiranës janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë abuzuar me një tender me vlerën 10.5 milionë lekë.

Mësohet se në pranga ka përfunduar drejtori i fermës Ali Rasha, magazinieri i qendrës Ahmet Mejdani dhe Përgjegjësi i Sektorit të bujqësisë Tahir Ballgjini.

Ndërkohë edhe rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku ka dhënë shpjegime për përfshirjen e në këtë çështje.

Fatbardh Sallaku
Fatbardh

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të këtij operacionit policor të koduar “Tenderat” u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit:

– Ali Rasha, me detyre Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale në Universitetin Bujqësor Tirane.

– Tahir Ballgjini me detyre Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë.

– Rushit Suna, me detyre specialist i sektorit te bujqesise.

– Ahmet Mejdani, me detyre magazinier ne magazinen qendrore ne Universitetin Bujqesor Tirane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb