TIRANE

Shqiptarët me famë ndërkombëtare do të mblidhen së bashku për një koncert madhështor në datë 19 janar në orën 20:00 në teatrin ‘Argentina’ të Romës.

Ka qenë tenori Ramë Lahaj, ai që njoftoi lajmin përmes llogarisë personale në Instagram duke shkruar se “Tok së bashku për Skënderbeun”.

 

View this post on Instagram

 

Tok së bashku për Skënderbeun ? Together for Skenderbeg ❤️ 19.11.2018! Teatro Argentina. Rome, Italy 20:30h Në kuadër të vitit MBARËKOMBËTAR TE SKENDERBEUT , me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Znj. Majlinda Dodaj, Papa Françesku do të takojë përfaqësues të popullit shqiptar në Vatikan, të cilët do të shoqërohen nga autoritet e larta të Qeverise shqiptare dhe nga liderit e të gjitha besimeve fetare. Gjithashtu të pranishëm do të jenë edhe artistë shqiptarë me famë botërore. Pas takimit me Papën koncerti madhështor ” Të Bashkuar në kujtim të Skënderbeut”.—————————————————————————-While we are celebrating a Year of Skanderbeg, at the request of the head of the Albanian Diplomatic Mission to the Holy Seat, Mrs. Majlinda Doda, Pope Francis will meet representatives of the Albanian people in Vatican, who will be accompanied by the highest officials of the Albanian Government and leaders of all religious beliefs. Also at this event present will be the most famous Albanian artists. After meeting with the Pope, the grand concert will follow, named “United in memory of Skanderbeg”. #albania #tirana #kosovo #prishtina #scanderbeg #nationalhero #dualipa #ramelahaj #invamula #erzamuqoli #ermalmeta #instagram #lorikcana

A post shared by Ramè (@ramelahaj) on

Në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Papa Françesku do të takojë përfaqësues të popullit shqiptar në Vatikan, të cilët do të shoqërohen nga autoritet e larta të Qeverise shqiptare dhe nga liderit e të gjitha besimeve fetare.

Në koncert do të marrin pjesë Dua Lipa, Ermal Meta, Inva Mula, Olen Çezari, Ramë Lahaj, Genc Tukiçi, Eno Peçi, Elhaida Dani, Lorik Cana dhe Erza Muqolli.

Ata do të performojnë në një koncert kombëtar në nder të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: