Arbana Osmani është një ndër moderatorët më të pëlqyera për publikun shqiptar. Në një intervistë në emisionin ‘Ëndërrtjerrësit’, moderatorja ka treguar rreth karrierës së saj. Ajo ka rrëfyer edhe vështirësitë në fillimet e saj konkretisht, kohën kur ka trokitur në derën e “Top Albania Radio” për të realizuar një audicion si prezantuese.

Ka qenë viti 1998, kur Arbanës i është ‘mbyllur dera’ në fytyrë.

Dhe ka qenë Bojken Lako, ai i cili e ka refuzuar moderatoren. Arbana ka thënë se Bojkeni i shpjegoi që nuk kishin nevojë për prezantuese asokohe.

“I rashë derën dhe në ato momente doli Bojken, e përshendeta dhe i thashë nëse dëshironte të më bënte një audicion pasi doja të punoja si prezantuese”.

Arbanaa
Arbanaa

Mirëpo, më pas Arbana ka shpjeguar se Bojkeni ka qenë një ndër shtysat e saj më të mëdha për zhvillimin e karrierës si prezantuese.

Gjithashtu moderatorja ka treguar edhe momentet më të vështira për gjatë karrierës, ajo veçoi momentin kur themeluesi i “Top Channel”, Dritan Hoxha ndërroi jetë.

Bojken
Bojken

Asokohe Arbana Osmani drejtonte edicionin e parë të reality-showt “Big Brother 1” dhe duhet t’ia jepte këtë lajm banorëve që ishin të izoluar nga bota jashtë dhe aktualiteti.

“Humbja e Tanit na ka prekur jashtëzakonisht shumë të gjithëve. Më duhej të ikja ta jepja këtë lajm te banorët, ndërkohë që vetë isha e tronditur. Ishim të tronditur, jo vetëm se kishim humbur një njeri që na udhëhiqte, me të cilin kishim ndërtuar këtë ëndrrën tonë, por me humbjen e tij na u duk sikur humbëm busullën”, rrëfen moderatorja.

“Si pasojë e një aksidenti, Presidenti i Top Medias, zoti Dritan Hoxha ka vdekur”, u tregoi ajo banorëve.

“Big Brother donte dhe dy javë të mbaronte dhe ne nuk e dinim si do të shkonte. Thoshim çfarë do të bëjmë pa Tanin, për çfarë do të shkojmë më në punë”, tha ndër të tjera ajo.

Screenshot 13 8
Screenshot 13 8

Arbana Osmani tregoi edhe një tjetër moment të vështirë gjatë karrierës së saj, kësaj here në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.

Ajo tregoi se historia e dashurisë së dy të rinjve që ishin kushërinj të largët solli revoltë dhe incidente në studio nga ana e familjarëve të vajzës të cilët nga prapaskena kërcënonin djalin.

Moderatorja tha se është telefonuar policia për të mbërritur në studio pas kërcënimeve të shumta ndaj djalit. Megjithatë ajo tregoi se vajza e pranoi propozimin e të riut dhe sot dyshja janë më të lumtur se kurrë.

Policia2
Policia2

“Kjo ka qenë një histori kur këta të dy kanë qenë kushëri të largët dhe fisi i kësaj vajzës nuk pranonte lidhjen. Ai do t’i propozonte, erdhën të gjithë. Thonin do të të vrasim, erdhëm aty, u përplasën. Njëra thoshte nuk dal nga studioja sepse më vrasim, as të tjerët nuk dilnin. E mori unazën, e pranoi dhe sot janë bashkë”, tregoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: