Pas vendimit të kryeministrit Rama për të kthyer gjithë shqiptarët që kanë ngelur jashtë vendit Berisha ka komentuar vendimin e tij të parë për mbylljen e kufijve.

Ish- kryeministri shprehet se Rama ishte i vetmi që mbylli kufijtë për shqiptarët jashtë ndërsa vendet e tjera si Italia, Franca, BE, Kina apo SHBA nuk e kanë ndërrmarë kurrë diçka të tillë.

Sërish Berisha dënon se Rama la shqiptarët jashtë vendit 2 javë në mëshirën e fatit .

 

STATUSI I SALI BERISHËS

Akt i pashembullt!
Edvin Kristaq Mafia i vetmi kryeminister i globit qe u mbylli dyert shtetasve shqiptar qe ndodheshin jashte vendit.
Miq, Italia, Franca, vet BE, Kina por edhe SHBA dhe cdo vend tjeter kane mbullur kufinjte per shtetasit e vendeve te tjera me epidemi te covid19. Por asnjera prej tyre, absolutisht asnjera nuk ka mbullur kufinjte per shtetasit e vete, te cilet gjendeshin jashte vendi ne kohen e marrjes se vendimit.
Nje akt te till qe dhunon kushtetuten e çdo vendi te lire por edhe karten universale te te drejtave te njeriut nuk mund ta marre asnje qeveri e nje vendi te lire.
Nje akt te tille, pra mbylljen e kufijve dhe moslejimin e kthimit ne vend te shtetasve shqiptar qe ne kohen e vendimit te mbylljes se kufinjve u gjenden jashte shteti e mori vetem Edvin Xhelati duke i ndeshkuar ata prej dy javesh me meshiren e fatit.
Kete veprim e bente dikur vetem Hitleri Shqiptar i Pasluftes, Enver Hoxha ndaj diaspores politike shqiptare dhe natyrisht mund ta bej sot Kim Jong Une.
I damkosur boterisht per qendrimin e tij çnjerezor ndaj shtetasve te vendit te tij dhe nen presionin e fuqishem nderkombetar, Edvin Kristaq Mafia u detyrua me ne fund te heq dore nga i vendit te tyre per shtetasit shqiptar pasi i ndeshkoi ata me kalvarin e vuajtjeve te renda qe u shkaktoi me vendimin e tij çnjerezor. sb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb