Deputeti Petrit Vasili, në një konferencë për mediat nga Partia e Lirisë, pohoi në krah të kryetarit të kësaj force, se i vetmi që ka bërë mashtrim me gjeneralitetet është kryeministri Edi Rama.

Sipas Vasilit, ish-ministri i Kulturës dhe ish-kryebashkiaku i Tiranës, në 2002, aktualisht kryeministër, ka bërë ndryshim të emrit na Edvin Rama në Edi Rama.

“Kemi një rast interesat. Kemi dekrete të presidentit, për emërimin e ish-ministrit të Kulturës dhe emërimin e tij si kryetar bashkie. Në 2002 Edi Rama ka ndërruar emrin nga Edvin në Edi Rama. I vetmi njeri që kemi me këtë problem, të mashtrimit me gjeneralitetet, është rasti tipik që është Edi Rama. Ky duhet të ishte një shqetësim i madh. Ai ka mbajtur poste me rëndësi. Këtu duhet të nisë ky problem.”, tha Vasili.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb