TIRANË

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja paralajmëroi se të tjerë bosë të krimit do të izolohen në rregjimin 41 biis, ose sic njihet ndryshe burgu i egër.

“Vetëm në muajin nëntor kemi vendosur 4 eksponentë të krimit të organizuar në regjim  të posacëm dhe jemi ne proces me agjensitë e tjera ligjzbatuese, që këtij regjimi, nisur nga rrezikshmëria shoqërore dhe aktiviteti i tyre kriminal mund t’i nënshtrohen edhe të tjerë të dënuar dhe të paraburgosur.”- u shpreh Manja.

Sipas kreut të dikasterit të drejtësisë, kjo është një nga mënyrat për të shkëputur lidhjet e kriminelëve që ndodhen në burg me ushtarët e tyre jashtë.

“Nëpërmjet regjimit të posacëm ne arrijmë të realiuzojnë parandalimin 0 e aktiviteteve të mëtejshme të paligjshme, duke shmangur kontaktet mes eksponentëve tepër të rrezikshëm të burgosur dhe ushtarëve të lirë të krimit të organizuar që mund të cojnë përpara veprimtarinë e tyre kriminale.”- tha Manja.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca tha se s’mund të tolerohet që burgjet të kthehen në qendër të urdhërimit të krimeve.

“Sistemi ynë peniteciar nuk mund të bëhet qendër e krimit të organizuar, apo një institucion prej të cilëve urdhërohen të gjitha krimet që kryhen në vend. Edhe një pjesë e vogël e këtyre krimeve që mund të urdhërohen nga sistemi penitenciar, mjafton për të ngritur alarmin.” tha Ballanca.

Por ndërkohë Ballanca tërhoqi vëmendjen e burgjeve, që të dënuarit e izoluar në 41 biss, të trajtohen në mënyrë njerëzore dhe jodegraduese.

“Ky regjim duhet të jetë njerëzor. Ende mendoj se ka vend për të kthyer 41 bissin në një ambjent, ne të cilin njerëzit, cilët do qofshin këta të trajtohen në një mënyrë që nuk është në përpurthje me konventën europiane për të drejtat e njeriut, apo t’u krijojë këtyre personave, një minimum të mirëqënies së tyre mendore.” vijoi ajo.

Në rregjimin e burgur të egër janë izoluar deri më tani, Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja, Genci Balla, Arbion Aliko, Redjan Rraja, Fatmir Pjetri, Arbër Cekaj dhe Aleksandër Llanaj. Për trajtimin sa më njerëzor te këtyre eksponentëve, prezenca e OSBE në bashkëpinim me ministrinë e drejtësisë, Burgjet dhe Avokatin e Popullit organizoi një trajnim për 50 punonjësit e policisë që shërbejnë në regjimin e burgut  të egër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: