Bledi Shkëmbi, ishte i ftuari special i emisionin “Euromania” të moderatores, Enxhi Biba, në televizionin “News 24”. Nëpërmjet një lidhje live në “Skype”, trajneri korçar i Dinamos, e nisi intervistët e tij, duke folur për “nëndetësen”, lëvizjet në merkato si dhe objektivat.

Më pas Shkëmbi u ndal për të analizuar edhe ecurinë e skuadrave në këtë Europian, teksa ndër të tjera u shpreh:

PUNËT TE DINAMO- Jam trajner i një ekipi legjendar. Fat dhe kënaqësi për mua. Shpresoj të rikthemë Dinamon e madhe.

BLERJET E BUJSHME- Në fakt po punojmë shumë në merkato. Kjo merkato na ka bërë që ndoshta edhe kampionatin Europian mos e shikojmë 100%. Kemi marrë emra të mirë, por edhe emrat “big” nuk do të mungojnë. Së shpejti klubi do të shpalosë të gjithë lojtarët. Me emrat “big” jemi duke komunikuar. Nuk do të ishte korrekte dhe mirë për ne, që t’i bënim publike. Çdo futbollist që kontaktojmë, në momentin që dëgjojnë emrin Dinamo, është më e thjeshtë.

SYNIMET- Do të jetë kampionat i fortë. Shpresojmë të ndërtojmë një Dinamo të fortë. Presidenti gjithmonë kërkon të jetë lartë në tabelë dhe të kemi një ekip rival me ekipet më të forta të kampionati. Jam i bindur që ne do të arrijmë ta ndërtojmë këtë ekip

EURO 2020- Unë nuk jam tifoz i asnjë skuadre, veç Shqipëri, kam qenë tifoz i Brazilit, por nuk jam më. Përshtypje të mira, më ka lënë Italia. Shikoj një Itali ndryshe, që kërkon të fitojë nëpërmjet një loje të bukur. Kjo Itali është ndryshe.

REKORDET E THYERA NË EUROPIAN- Në çdo ndeshje futbolli shikojmë që diferencat nuk janë të mëdha, janë të vogla. Në qoftë se ekipet nuk janë të motivuara dhe nuk sillen si profesionistë 100%, mund edhe të ndëshkohen. Të voglat kanë luajtur si të barabarta me të mëdhatë.

GJYSMËFINALET E EURO 2020- Italia dhe Spanjë janë 2 skuadra që pothuajse luajnë me të njëjtën mënyrë. E mendoj Italinë favorite, më duket më eksperte se Spanja. Patjetër do të jetë një ndeshje e bukur, që ne shqiptarët mezi presim ta shikojmë.

ITALIA SULMUESE- Nuk mendoj që kjo lojë është rastësi. Italia ka pasur një moment jo të mirë të kombëtares së saj dhe kampionatit, janë rinisur edhe njëherë dhe ja kanë arritur me shumë lojtarë të rinj, që janë ndërthurur me ata me eksperiencë. Mançini ka bërë një riformim të madh dhe tani po merr frytet e duhura. Unë mendoj Italinë pak me favorite se Spanja, italianët janë më ekspertë në mbrojtje se spanjollët.

SFIDA ANGLI-DANIMARKË- Anglia e ka mundësinë ta rikthejë titullin në shtëpi. Janë të fortë dhe të shpejtë. Do të luajnë kundër Danimarkës që kanë bërë një kampionat të mirë, por Anglia është cilësisht më lartë, por mund të ndodhë çdo gjë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb