Pas përfundimit të protestës së opozitës, kryetari i PD-së Sali Berisha pohoi se kjo betejë nuk është për PD-në, por për mbarë shqiptarët.

Ai tha nga selia e PD-së, se ky regjim duhet larguar me revolucion.

“Revolucioni marshoi dhe sot para Parlamentit, dhe në sallë, qytetarët në protestë dhanë mesazhe të fuqishme në të cilat kërkohet largimi i këtij regjimi. Ky regjim nuk ka të drejtë legjitime të qëndroj. Ky është regjim monist, që ka shndërruar parlamentin, në një bunker të fjalës së ndaluar. Ky është një regjim monist që përdor Kuvendin për të miratuar ligje për klanet e drogës, për ministra që marrin statusin e investitorit strategjik, për të fshehur varjes në gjirin e familjes kriminale shtetërore. Ky regjim fsheh vjedhjet që bën për të qëndruar në pushtet. Kjo e jona nuk është betejë për PD, për deputetet e saj, por për çdo shqiptar. A nuk kanë të drejtë qytetarët shqiptare, që të mësojnë se nga erdhën 225 mijë dollarë që u dhanë nëpër parkingje për McGonigal. Çfarë dokumentesh dërgoi Edi Rama për të marrë peng Lulzim Bashën. Cilët janë dëshmitarët që shkuan nga Europa për të dëshmuar për McGonigal për të dëmtuar opozitën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb