Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për fillimin e vaksinimit në Shqipëri dhe misterin se kush ishte vendi i BE që ia ka dhuruar dozat e para.

Spahia thotë se fakti që nuk bëhet publik emri i vendit nga qeveria, ka hedhur një vello misteri që mbulon gjithë procesin e vaksinimit.

Sipas Spahisë, çdo qytetar shqiptar ka të drejtë të dyshojë për mënyrën se si erdhi vaksina dhe llojin që ka ardhur përderisa nuk ka dokument zyrtar të dhënë nga autoritetet shtetërore.

 

‘’Në kushte normale, fillimi i vaksinimit duhet të ishte lajm i mirë për çdo qytetar. Në kushte normale të funksionimit të një shteti, pasi ajo që pamë dje ishte shaqje e shëmtuar propagande e kryeministrit dhe grupit të tij. Në fakt, dje si asnjëherë tjetër doli një vello misteri që mbulon gjithë procesin e ardhjes së vaksinave. Ka mungesë totale transparence, shifrave konkrete të vaksinave në Shqipëri, mënyrës si u soll, mënyrës së ruajtjes në kushte optimale.

Nuk ka transparencë mbi pasjen ose jo të një kontratë të mirfilltë me një kompani për numër të caktuar vaksinash, nëpërmjet një plani strategjik për vaksinim. Numri i të cilëve jemi në gjendje të vaksinojmë, në ditë apo javë. Ka mungesë totale transparence. Sjelljes në kushtet optimale, dyshoj mbi mënyrën që ka ardhur vaksina dhe llojin e vaksinës. Dakord, por zyrtarisht flasin letrat, nuk mjafton deklarata e Ramës.

Ishte një dokument nga gazetarët, mungon transparenca. S’ka asnjë justifikim, është detyrim ligjor informimi mbi çdo detaj të sjelljes së vaksinës.

Kemi folur për domosdoshmërinë e transportit, kushteve që vjen, ruatjes optimale. Kemi kërkuar një plan të mirëfilltë masash.’’- tha Spahia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb