Në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte i ftuar Xhimi, parukieri i njohur i VIP-ve shqiptarë.

Gjatë programit u shfaqën fotografi të disa prej personazheve të njohur publikë për të cilët Xhimi zbuloi detaje nga puna e tij me ta.

Dy nga klientët e përhershëm të Xhimit janë vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti, të cilët prej kohësh i kanë besuar pamjen e tyre parukierit të njohur. Ata
zgjodhën që t’i dedikonin edhe një këngë në program, këngë të cilën e këndojnë gjithmonë në sallonin e tij, duke i dhuruar në këtë mënyrë një moment të bukur televiziv.

Teksa u shfaq një fotografi e Erion Braçes, Xhimi tha se pas vajtjes në sallonin e tij deputeti ka ndryshuar, ndërkohë që zbuloi se i ka sugjeruar edhe të rrisë pak mjekrën, por Braçe nuk e mban dot.

Teksa fotografitë shfaqeshin në studio Xhimi vlerësoi stilin e Pirro Çakos, ndërkohë për Landin tha se ka rreth një vit që shkon në sallonin e tij dhe ndryshimi është i dukshëm, sikurse theksoi edhe për Ervin Salianjin, i cili po ashtu ka ndryshuar shumë.

Klient në sallonin e Xhimit është edhe Bojken Lako, i cili njihet për stilin e tij të veçantë. Xhimi tha se me Bojken ka bashkëpunim, pasi edhe kantautori kërkon shumë por edhe ai zgjedh të ndërhyjë.

Fotografi të tjera që u shfaqën në “Dola te Ola” ishin; të aktorit Olsi Bylykut, për të cilin parukieri tha se ka eksperimentuar disa herë, Lorik Cana i cili ka vite që zgjedh sallonin e Xhimit, ndërkohë për Lulzim Bashën u shpreh se deri diku ka marrë formë pamja e tij por është nga ata personazhe të cilët duan të rrinë në formën e vet.

Edhe artisti i madh Robert Ndrenika ka rreth gati 9 vite që zgjedh sallonin e Xhimit, dhe për këtë parukieri u shpreh shumë i lumtur pasi e ka adhuruar figurën e tij.
Ndërkohë teksa u pyet se kë personazh do të donte të ndryshonte teksa i sheh në ekran, Xhimi u shpreh se janë të shumtë, por zgjodhi të veçojë analistin e njohur Mentor Kikian, të cilit do të dëshironte shumë t’i ndryshonte modelin e flokëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: