Në përfundim të mbledhje së sotme të Këshillit të Ministrave, ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delinda Ibrahimaj, tha se sot u miratuan dy projektvendime të rëndësishme.

Një prej të cilëve ishte për Eurobondin dhe një projektvendim që ka lidhje me nxitjen e punësimit, arsimin profesional dhe  zhvillimin ekonomik të bizneseve të vogla.

“Ditën e sotme u miratuan dy projektvendime të rëndësishme. I pari ka të bëjë me Erubondin dhe vlerën e tij. Eurobondit pritet të dalë në treg në fillim të muajit nëntor dhe do të ketë një vlerë prej 700 milion euro. Nuk është vendosur akoma data për daljen në treg, me qëllim që të dalim në ditët më të përshtatshme. Po ashtu u miratua një projektvendim që ka lidhje me nxitjen e punësimit, arsimin profesional dhe zhvillimin ekonomik të bizneseve të vogla. Sot miratuam një projektvendim që i hap rrugën rritjes së një granti nga qeveria gjermane, prej 1, 25 milion euro që i bashkohet grantit duke e çuar në total në  25.15 milion. Nëpërmjet këtij projekti janë trajnuar një numër i madh biznesesh”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb