Jola Hysaj, anëtare e Kryesisë së PD erdhi për herë të parë në një rrëfim përtej politikës. Nga qyteti i saj i lindjes ku Hysa jeton aktulialisht ajo tregoi plot nostalgji për vitet e fëmijërisë, njohjen me bashkëshortin dhe dashurinë e madhe për Durrësin dhe politikën.
– Moderatorja: Duke e dashur kaq shumë Durrësin dhe bashkëshortin e zgjodhe nga Durrësi?
– Jola Hysaj: Bashkëshorti im është rastësisht nga Durrësi, nuk ka qenë një etiketim, një njohje që në fillime ka qenë miqësi dhe sot jemi këtu ku jemi. E kam thënë që në fillim që për të do të jetë një malore në rritje me një njeri si unë që nuk është e thjeshtë në tërësi por dhe për shkak të angazhimeve të mia në politikë, kam 18 vite që merrem me politikë në mënyrë të natyrshme.
Ashtu si kam një dashuri të madhe për historinë e Durrësit ashtu kam dhe për politikën, pasi mendoj se politika është e drejta për ti dhënë një jetë më dinjitoze atij që është qyteti im.