Motra e Dan Hutrës, Asija në një intervistë në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, u shpreh se pas ngjarjeve të ndodhura në Tiranë dhe vrasjeve të 3 grave nga vëllai i saj, vëllezërit janë distancuar nga Dan Hutra.

Gjithashtu ajo tha se situata ka qenë shumë e vështirë, dhe pasi ka dalë nga burgu pas vrasjes së Dafinës, gruas së parë, ajo u shpreh se i vëllai i ka thënë,- se kërkon të vazhdojë jetën dhe ka kërkuar të martohet.

“Ata që e kanë bërë këtë, nuk di çfarë të them. Nëse Dafina e ka tradhtuar Danin atëherë ai duhet ta linte Dafinën dhe të vazhdonte rrugën e tij. Por unë nuk besoj ta ketë tradhtuar. Dani është arrestuar dhe u fut në burg, unë i kam thënë fjalët e mia si motra më e madhe. I kam thënë përse nuk e vrarë vetën. Vëllezërit janë distancuar nga Dani. Nënën time Dani e ka varrosur për së gjalli, më pas ne të tjerëve, motra e vëllezër , nipër e mbesa. Doli nga burgu , mori shtëpi me qira dhe na thonte më gjeni një nuse që të vazhdojnë jetën përpara. Një ditë me merr në telefon dhe më thotë, motër do të fejohem”, tha ajo, duke shtuar: “Më tregoi se duke ecur ajo me biçikletë iu gris qesja e ushqimeve dhe e ndihmova dhe aty vazhdoi lidhja jonë. Më pas u bëmë bashkë dhe ia kemi kaluar shumë mirë. Bëri një drekë të vogël. Në Tiranë mori një shtëpi me qira dhe kështu vazhdoi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: