Policia Rrugore e kryeqytetit ka ndëshkuar një numër të madh drejtuesish mjetesh që nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit.

Gjatë javës janë arrestuar 27 drejtues mjetesh, ndërsa janë pezulluar 115 leje drejtimi, mes tyre për shumë mjete luksoze.

NJOFTIMI I POLICISË
Kontrolle të shtuara dhe të dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.
Policia Rrugore e Tiranës, gjatë javës që lamë pas, ka qenë e fokusuar kryesisht në parandalimin e ngjarjeve rrugore, si dhe në ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor.
•Gjatë javës janë kapur dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, për mitëdhënie, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, 27 shtetas.
•Gjatë javës janë pezulluar 115 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe qarkullim në sens të kundërt.
Janë vendosur 6932 masa administrative, me një mesatare 990 masa në ditë, konkretisht:
– 73 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;
– 128 masa për mosrregullim të shpejtësisë/gara shpejtësie;
– 115 për xhama të zinj;
– 325 masa për parakalime të gabuara;
– 1037 masa për përdorim të aparatit të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
– 559 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 116 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 93 masa administrative për mungesë siguracioni;
-3188 masa administrative për qëndrim/pushim të gabuar të mjetit;
– 1298 për shkelje të ndryshme.

•Janë bllokuar 10 mjete luksi, për mungesë dokumentacioni dhe me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.
•Janë tërhequr 32 leje qarkullimi, për detyrime të papaguara, si dhe janë hequr 12 palë targa të skaduara.
Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.
#???????❌?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb