Nga Fiorentina tek Fiorentina. 4 ditë dy përballje me “vjollcët” mund të japin një panoramë më të saktë të situatës në klasifikimin e Serie A, e cila javë pas jave po bëhet gjithmonë e më shumë intriguese. Me shumë gjasa këtë sezon do të kemi një sfidë dyshe për scudetton me Napolin dhe Interin që pritet të duelojnë deri në fund për tricolorin. Aktualisht diferenca mes dy skuadrave të renditura të parat është 3 pikë. inter të enjten në mbrëmje do të ketë bonusin e parë, për të kapur Napolin në klasifikim. Kjo pasi zikaltrit do të rikuperojnë sfidën e javës së 14 të Serie A, ndaj Fiorentinës, e cila u ndëpre pas kolapsit në fushë të Edoardo Bove. Inter do të gjejë përballë një skuadër në formë si ajo e Palladinos, që me në krye sulmuesin Moise Kean, janë aktualisht në vendin e 6 në renditje.

Fati apo koincidenca e do që pas 4 ditësh këto dy skuadra të vihen sërish përballë njëra tjetrës kësaj radhe në San Siro aty ku Inter do të pres “vjollcët” në sfidën e javës së 24 në Serie A. Dy përballje që mund të mos jenë përcaktuese për skuadrën e Simone Inzaghit, por që do të na tregojë shumë për ambicijen e ekipit milanez në objektivin për mbrojtjen e titullit kampion.

Kjo edhe sepse Inter do të ketë një kalendar tepër të vështirë deri në sfidën direkte për titull, atë ndaj Napolit që do të luhet më 2 Mars që mund të përcaktojë shumë për fatin e titullit këtë sezon. Skuadra e Simone Inzaghit do të luaj ndaj Juventusit në transfertë më 16 Shkurt, ndaj Genoas në Ssan Siro në 22 Shkurt si dhe ndaj Lazios për çerekfinalen e kupës së Italisë më 25 Shkurt. Një tur force që do të nxjerr në pah ambiciet e kampionëve në fuqi për të mbrotjur kurorën edhe këtë sezon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: