TIRANË

Në mbledhjen e sotme të kryeministrit Edi Rama me disa prej ministrave kanë ardhur shpjegime edhe për aktin normativ për lirimin e përkohshëm të rreth 600 të dënuarve për shkak të koronavirusit.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se do të ketë komisione të posaçme që do të shqyrtojnë dokumentet e të dënuarve. Po kështu janë 3 formularë që do të plotësohen nga të dënuarit dhe familjarët e tyre. Do të ketë dhe komunikim me prokuroritë dhe policitë e zonave nga janë këta të dënuar nëse përbëjnë rrezikshmëri.

Gjonaj tha se është dhënë një numër fillestar prej 600 të dënuarish që mund të përfitojnë këtë leje por se ky numër mund të ulet nëse nuk përmbushen të gjitha kriteret dhe kushtet e kërkuara.

Rama: Dy fjalë për aktin normativ të djeshëm për mënyrën si do bëhet dalja e atyre personave për 3 muaj nga burgjet. Ça po bëhet aktualisht tani që po flasim për të implementuar aktin.

Gjonaj: Me hyrjen në fuqi të aktit normativ, drejtori i burgjeve ka nxjerrë udhëzimet për ngritjen e komisioneve që do të shqyrtojnë dokumentet e të dënuarve. Komisioni i çdo IEVP do të jetë i pari që do të shqyrtojë kërkesën dhe dok e kërkuar nga legjislacioni. Janë miratuar 3 formularët, një që plotësohet nga i dënuarit dhe i dyti është deklarata e përgjegjësisë që firmos i dënuari që do të dalë dhe formulari i tretë, është ai që jep çdo familjar duke dhënë pëlqimin që personi i dënuar të rrijë në shtëpi.

Të gjitha IEVP kanë komunikuar me prokuroritë e rretheve dhe policitë për të marrë informacionin e nevojshëm për kriteret ndaluese që përmban akti normativ, nëse kanë rrezikshmërinë për ambientit ku do të jetojnë. Shërbimi i Brendshëm i Kontrollit të Burgjeve i përfshirë në këtë proces për masat që mund të kenë marrë të dënuarit. I gjithë procesi është i rregulluar nëpërmjet akteve. Është ngritur dhe komisioni i posaçëm i ankimeve që do të marrë në shqyrtim çdo vendimmarrje nëse ka ankesa nga persona që nuk iu është miratuar leja.

Numri total i cili është nxjerrë deri tani është 600 por nuk do të thotë se ky është numri final, pasi mund të ulet nëse ata nuk përmbushin kriteret.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb