Përtej të gjitha kritikave dhe bujës që shkaktoi pjesëmarrja e saj në “Eurovision” në vendin tonë, vetë Ronela Hajati duket se e ka shijuar në maksimum këtë eksperiencë që e cilëson si më të bukurën në jetën e saj.

Këngëtarja po punon për projektet e reja muzikore dhe ka treguar se do sjellë një këngë në italisht. Por, nuk mund të heqë dorë kaq kollaj nga festivali europian për të cilin ka deklaruar disa herë që i mungon.

Kështu, kur ka kaluar më pas se një muaj nga pjesëmarrja e saj në këtë kompeticion, Ronela është bërë nostalgjike dhe ka ndarë në rrjetet sociale disa foto që nuk i kishim parë më herët nga pjesëmarrja e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mes tyre ajo ka ndarë edhe një foto ku shihet në shtrat duke qarë si një nga momentet stresuese që ka kaluar në atë periudhë.

Në një tjetër foto Ronela pozon me trofeun e fituesit, për të cilin që në fillim ka deklaruar se është e pamundur ta fitojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: