TIRANE

Marrëdhënia e Stresit dhe Kejsit ka marrë vëmendjen maksimale të të gjithë ndjekësve.

Së fundmi i ftuar në ‘Shiko Kush Luan’, reperi ka treguar se vazhdon të flasë me të dashurën e tij. Stresi ka zbuluar se së fundmi ata kanë shkëmbyer foto dhe video në ‘whatsapp’ duke treguar se çdo gjë për ta vazhdon normalisht.

Në njërin moment teksa reperit i është dashur të publikojë një foto me modelen Trejsi Sejdini, nuk ka harruar ta njoftojë Kejsin me një mesazh zanor duke i thënë se gjithçka është për lojë.

Stresi ka sqaruar gjithashtu se nuk ka qenë i infektuar me Covid-19, por ka pasur një ftohje që prej periudhës së tërmetit kur ka qëndruar për javë të tëra jashtë në shi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: