Një 40-vjeçar me banim në Francë është arrestuar nga Policia e Durrësit, ndërsa janë proceduar penalisht dy të tjerë, njëri me banim në Turqi dhe tjetri në Francë.

Sipas bluve të Durrësit, shtetasit e mësipërm janë kapur duke kaluar në mënyrë të paligjshme dy emigrantë, të cilët i kishin fshehur në një makinë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. Y., 40 vjeç, banues në Francë dhe proceduan penalisht shtetasit D. E., banues në Turqi dhe R. Y., banues në Francë, pasi në PKK Port Durrës, në automjetin që drejtonte shtetasi R. Y., u gjetën të fshehur 2 shtetasit e tjerë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb