Një ditë pas sekuestrimit të 294 mijë eurove në Portin e Durrësit, detaje të reja dalin në dritë. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se në pranga ra shtetasi Ferdinant Murikaj, shoferi i kamionit ku u gjet sasia e eurove. Ndërkohë, në kërkim është shpallur Erjon Jovani, pronari i kamionit, ndërsa është proceduar penalisht Aldo Lika.

Të dyshuarit për këtë ngjarje kanë dëshmuar se nuk kishin dijeni për paratë që ishin në kamion, i cili ishte nisur me mallra nga Durrësi drejt Bergamos së Italisë, dhe se kur u kap ishte duke u kthyer për në vendin tonë. Mësohet se pasi kamioni pasi ka shkarkuar mallin në Bergamo, është nisur drejt Shqiperisë, ku destionacion kishte Lushnjën.

Mes të tjerash bëhet e ditur se pakot eurove që u gjetën në kamion kanë pasur kode të ndryshme, ndërsa ka dyshime se paratë janë ngarkuar në Bergamo për në Shqipëri. Burime për ‘BalkanWeb’ thanë se ka dyshime që këto para të jenë përfituar nga trafiku i drogës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb