Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba është takuar këtë të martë me homologun e tij holandez Wopke Hoekstra në Hagë.

Kuleba bëri me dije se në fokus të këtij takimi ishte mbështetja e palëkundur nga Holanda për Ukrainën.

“U takova me kolegun dhe mikun tim Wopke Hoekstra në fillim të vizitës sime në Hagë. E falënderova atë dhe qeverinë holandeze për përpjekjet e tyre për të mbrojtur paqen në Ukrainë dhe Evropë. Biseda u fokusua në furnizimet e mëtejshme të armëve, sanksionet e reja ndaj Rusisë dhe Ukrainës si edhe statusi i kandidatit në BE”, tha ndër të tjera Kuleba.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb