Në paraselen e festivalit të filmit në Kanë, të shumta kanë qenë modelet që kanë tërhequr vëmendjen me pamjen dhe veshjet e tyre.

Tapeti i kuq, bëri bashkë emra të njohur të modës në botë, por jo vetëm. Chiara Ferragni, Asia Argento, Gerogina Rodriguez, Bella Hadid, Sharon Stone, ishin disa nga emrat që tërhoqën më së shumti vëmendje. Ata janë paraqitur në festivalin e njohur, të veshura me markat më të shtrenjta botërore, si Dior dhe Armani.

Vëmendja javën që lamë pas padyshim ka qenë në Kanë, jo vetëm për të mësuar fituesit e festivalit, por edhe parë nga afër personazhet e njohur.

Sa i përket çmimeve të fituara, një film me shumë dhunë, krejt atipik për festivalin e Kanës, ka marrë Palmën e Artë. “Titane” i i regjisores franceze Julia Ducournau triumfoi mbi iranianin Asghar Farhadi dhe “Casablanca beats” që ishin favoritë. Ceremonia u shënjua nga protagonimit të aktorit Spike Lee i cili çoi në kaos skenarin

Filmi “Titane” i regjisores franceze Julia Ducournau mori “Palmën e Artë” në festivalin e Cannes, duke shënuar kështu, vetëm herën e dytë në histori që çmimi prestigjoz fitohet nga një grua.

Me elemente të horrorit fizik e hakmarrje femrash, një film jotipik për Kanën dhe me shumë dhunë, por këtë herë, kishte një juri që kryesohej nga Spike Lee, i cili u bë protagonist i ceremonisë kur e shpalli çmimin përpara kohë dhe e çoi në kaos skenarin. “E bëra lëmsh”, kërkoi ndjesë Spike Lee, “ma thoni në anglisht tani çfarë duhet të bëj”. Me pas çmimin e dorëzoi Sharon Stone, “kjo nuk ngatërrohet” e siguroi publikun Spike Lee.
Filmi i 37- vjecares Ducournau ishte në konkurencë të fortë me filma të tjerë që u pëlqyen shumë nga kritika si marokeni “Casablanca Beats”, apo “A Hero” i regjisorit iranian Asghar Farhadi.
Caleb Landry Jones mori çmimin si aktori më i mirë për rolin e tij në filmin “Nitram” të Justin Kurzel, ku luan autorin e masakrës së portit Artur , ngjarjen e rëndë të historisë australiane. Renate Reinste u shpall aktorja më e mrië për interpretimin në “The Ëorst Person in the Ëorld”, dramën komike e romantike të Joachim Trier.

Juria e këtij viti, është e para në histori ku pjesa më e madhe e saj, 5 nga 9 anëtarë, ishin gra.

Ky edicion i Kanës i përkiste në fakt vitit të kaluar, por për shkak të pandemisë u shty për 2021, madje dhe këtë vit data ndryshoi duke u spostuar me disa muaj.

Fituesit e Festivalit të 74-të të Filmit në Kanë

-Palma e Artë: “Titane” nga regjisorja Julie Ducournau (Francë).

-Çmimi i Madh: “Një hero” nga regjisori Asghar Farhadi (Iran) dhe “Hytti NRO 6” (Apartamenti nr.6) nga regjisori Juho Kuosmanen (Finlandë).

-Çmimi i Jurisë: “Le genou d’Ahed” (Gjuri i Ahedit) nga regjisori Nadav Lapid (Izrael) dhe “Memoria” (Kujtesa) nga regjisori Apichatpong Ëeerasethakul (Tajlandë).

-Çmimi “Regjisori më i mirë”: regjisori Leos Carax për “Annette” (Francë).

-Çmimi “Aktori më i mirë”: aktori amerikan Caleb Landry Jones në “Nitram”.

-Çmimi “Aktorja më e mirë”: aktorja norvegjeze Renate Reinsve në “Julie në 12 kapituj”.

-Çmimi i skenarit: regjisori Ryusuke Hamaguchi për “Drive my car” (Japoni).

-Kamera e Artë: “Murina”, nga regjisorja Antoneta Alamat Kusijanovic (Kroaci).

-Palma e Artë për filmin me metrazh të shkurtër: “Të gjithë korbat e botës” nga regjisorja Tang Yi (Hong Kong).

-Përmendje speciale për filmin e shkurtër: “Le ciel du mois d’août” (Qielli i gushtit) nga regjisorja Jasmin Tenucci (Brazil).

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb