Avokati Spartak Ngjela, i ftuar përmes një lidhjeje direkte me studion e lajmeve në “News 24”, komentoi, kërkesën e SPAK për rihapje të “Çështjes së Gërdecit dhe shpalljen ‘non grata’ tretë ish-kryeministrit Sali Berisha nga SPAK.

Sipas Ngjelës, nëse vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, për Gërdecin është e parashkruar, atëherë, kjo çështje nuk mund të rigjykohet. Por avokati është i mendimit, se nëse gjykimit i ka përfunduar afati, atëherë, në hetim të vendosen prokurorët që e kanë mbajtur rastin në “sirtarë”.

Sakaq, sa i përket shpalljes ‘non grata’ të Berishës, Ngjela tha se vendimi është dhënë nga FBI dhe jo nga DASH. Sipas tij, nëse shkeljet e ish-kryeministrit shqiptar janë të rënda, nuk përjashtohet mundësia që ai të ekstradohet për në SHBA.

Aksioni që ka ndërmarrë SPAK për vendimin e Gjykatës Speciale për Fatmir Mediun, prisni ndonjë vendim?

Spartak Ngjela: Vendimi i Shkallës së Parë nëse është parashkruar, atëherë ka mbaruar. Nëse kanë gjetur një mënyrë tjetër, është tjetër problem.
Ankimimi i SPAK do të sjellë ndryshim, apo është thjesht procedurë?
Spartak Ngjela: Duhet të shohim arsyetimin e SPAK, ato thanë që është parashkruar. I parashkruar do të thotë që nëse ka kaluar vitet e caktuara dhe çështja nuk është trajtuar, nuk gjykohet më. Nëse kanë arsye tjetër, mbetet për t’u parë.

Në rast se do të ketë ndryshim çdo sjellë për ish-ministrin e Mbrojtjes>

Spartak Ngjela: Nëse parashkrimi s’është e vërtetë, duhet dënim me burg. Ajo ishte një ngjarje që trondit botën. Por këtu ishte pushteti gjyqësor i korruptuar në kohën e Saliut. Megjithatë kot shqetësohet, nëse s’del Gërdeci këta do të shkojnë të gjithë në proces penal. Të gjithë ministrat e Saliut, janë në korrupsion. E thotë Kushtetuta.

Zoti Mediu mori mandatin e deputetit, ndaj dhe pushimet hetuan. Rihapja e çështjes, marrja e mandatit a do të sillte ndikim në këtë proces, apo duhet të përshpejtohen procedurat?

Spartak Ngjela: Është hequr imuniteti, në momentet që u hoq imuniteti duhet të vazhdonte proceset penale ndaj Mediut. Pse se ka filluar prokuroria? Nëse kjo parashkruhet duhet marrë nën akuzë prokurorët që e kanë lënë në sirtar. Në rast se është parashkruar, SPAK duhet të vijojë proceset penale për Prokurorët që e kanë lënë në sirtar. Ose do të ikin Prokurorët ose Mediu.

Një tjetër temë e nxehtë në fakt që dua të ndajmë së bashku lidhet me shpalljen non grata të zotit Berisha. Ju thoni që zoti Berisha ka cënuar sigurinë kombëtare të SHBA. Këta kërkojnë ekstradim të personit. Sa janë shanset që kjo të ndodhë?

Spartak Ngjela: Ata deklaruan, s’e e kam bërë unë. Atë e ka bërë FBI. Po pati filluar çështjen penale për cënim të Amerikës, do ta ekstradojnë me patjetër. Unë di si është ligji. Vendimi i departamentit të shtetit, ka thënë se ka cënuar sigurinë kombëtare të SHBA-ve. Ky është krim. Atë e ndjek FBI.

Berisha thotë që dokumentet janë basuar në OJF që janë kundër tij?

Spartak Ngjela: Krimet në Amerikë i ndjek FBI, jo shteti. Saliu sot është kontingjent i FBI, cënimi i sigurisë kombëtare amerikane është krim federal.

Sa reale janë gjasat për të pasur ekstradim?

Spartak Ngjela: Nuk e di. Hetimi është shkencë, tregon që ka nisur hetimi, çdo bëjë duhet për t’u parë. Unë di ç’është bërë. Ma ha mendja se njësoj si të gjithë të tjerët.

Marrëveshja e ekstradimit Shqipëri-SHBA ka ndikim në këtë rast?

Spartak Ngjela: Analiza ime është që ata kanë ngulmuar në këtë gjë, që traktati të miratohet në Parlament, do të thotë që ka gjëra të mëdha në Shqipëri. Ka njerëz të rëndësishëm të krimit këtu. Nuk di si janë ligjet. Kur cënohet Amerika në funksion të sigurinë kombëtare, është krim, e këtë e komandon FBI.

Kemi dhe tre personazhe të tjerë publik të shpallur ‘non grata’?

Spartak Ngjela: Kjo është cënim i sigurisë kombëtare të Amerikës, kjo është krim i rëndë në Amerikë. Por a do e hetojnë deri në fund, kjo duhet parë.

Nëse do të ketë hetim deri në fund, çfarë rrezikon zoti Berisha?

Spartak Ngjela: Këtë e dinë ata. Të shohim çfarë shkeljesh ka bërë ndaj Amerikës. Cënimi i sigurisë kombëtare është krim i rëndë që e ndjek FBI. Çdo ndodhë s’e di, presim dhe të shohim.

Deklarata e zonjës Kim, që PD të mos hajë bar, çfarë mesazhi është?

Spartak Ngjela: Ajo i tha që të mos hash bar dhe ti shkëputu nga Berisha. Ajo tha një thënie të Enver Hoxhës. Basha s’po flet, mbetet për t’u parë.

Pse s’po flet Basha?

Spartak Ngjela: S’e di, pyesni atë. Por në jurisprudencë heshtja është pohim. Unë them prisni dhe shikoni.

Zoti Berisha është këmbëngulës që do të jetë pjesë e parlamentit, a e vendos në pozitë të vështirë Basha?

Spartak Ngjela: Berisha thotë që me ligj s’ma heq mandatit. Por ligji i dekriminalizminin në nenin e dytë thotë që nuk hy dot në Parlament nëse është shpallur ‘non grata’ në SHBA. Berisha vetë ka hyrë, gabimet kanë kosto, duhet mbajtur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb