Një burrë me dyshtetësi mbërriti në Afganistan, pasi udhëtoi për 12 ditë nga Gjermania me motoçikletën e tij, deklaruan zyrtarët lokalë afganë.

”Afgani, që besohet se kishte një pasaportë gjermane, mbërriti në provincën qendrore Ghazni të shtunën”, konfirmuan dy zyrtarë talebanë dhe tre pleq vendas.

Burri në motoçikletë u identifikua si “Zazai” dhe tha se ai ishte fillimisht banor i provincës afgane të Paktias duke shtuar se hyri në provincën afgane të Heratit, pasi kaloi nëpër disa vende, përfshirë Turqinë dhe Iranin, për të marrë pjesë në një dasmë.

”Ai u ndalua nga talebanët në një pikë kontrolli”, theksoi një zëdhënës i guvernatorit të Ghaznit, Hafiz Omar.

Kreu i departamentit shtetëror sportiv të vendit, Bilal Mujahid nxitoi për të vizituar motoçiklistin dhe bëri foto me të.

”Kur e morëm vesh, shkuam ta takojmë. Ai më tha se duhet të shkojë në Kabul për të marrë pjesë në një ceremoni martese”, tha Mujahid.

Zyrtari vendas shtoi se burri kishte leje për të hyrë në Iran dhe vende të tjera, por kishte hyrë në Afganistan pa informuar zyrtarët afganë.

Kur u pyet se cili është qëllimi i tij ai tha se ”dua t’i tregoj botës se Afganistani është i sigurt” dhe se ”njerëzit dikur iknin, por tani mund të udhëtoni me biçikletë ose motoçikletë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb