Qytetet shqiptare gjithmonë e më shumë po i ngjajnë qyteteve të perëndimit të egër, sidomos të dielave kur gjithçka është e mbyllur si masë për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Por ndryshe nga atëherë, tani është një tjetër armik që i detyron të kyçin dyert dhe të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

Nga Gjirokastra vijnë pamje të rralla, teksa qyteti i gurtë hesht dhe gjirokastritët i janë bindur masave për të mos dalë nga shtëpitë e tyre.

E njëjta situatë pothuajse dhe në Fier, ku syri të sheh vetëm patrullat e policisë. Në Berat sot qytetarët nuk kanë dalë nga shtëpitë, si rrallë herë pasi kanë qenë ndër më të pabindurit sa i takon zbatimit të masave.

Edhe në Korçë asgjë nuk i ka tunduar njerëzit të dalin nga shtëpitë, duke ndërprerë edhe ritualin e tyre të shëtitjeve

Në Tiranë vetëm funeralet janë të hapura, e sot kanë ulur qepenat madje dhe farmacitë. Ndërsa në Kisha gjatë paradites u kremtua mesha vetëm nga përfaqësuesit fetarë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në rrugë shihen vetëm forcat e policisë dhe ushtrisë me blinda tek qarkullojnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb