Me ndeshjen Itali-Turqi nis Europiani, një nga eventet e shumëpritur në kontinentin e vjetër, për më tepër që tifozët janë të uritur. Më poshtë janë disa nga kuriozitetet dhe faktet më interesante të këtij kompeticioni, ekzaktësisht 30.

Viti – Ky është edicioni i 16-të i Europianit në 60 vite. Për herë të parë u zhvillua në Francë në vitin 1960. Kjo është hera e parë që kompeticioni nuk do të luhet në vitin e përcaktuar, por një vit më vonë.

SHTETET – Për herë të parë në histori, Europiani do të luhet në më shumë sesa dy vende. 11 shtete do të hapin dyert për kompeticionin e rëndësishëm Europian. Në disa prej tyre do të zhvillohet për herë të parë një ndeshje e kësaj rëndësie: Azerbajxhan, Danimarkë, Irlandë, Hungari, Rumani dhe Skoci.

Dy debutuese – Në Europianin 2020 do të marrin pjesë 24 skuadra dhe dy prej tyre janë debutuese në këtë kompeticion. Bëhet fjalë për Finlandën dhe Maqedoninë e Veriut. Në edicionin e kaluar, 4 skuadra debutuese arritën të kualifikoheshin në fazën eliminatore dhe nuk u mjaftuan vetëm me pjesëmarrjen në grupe (Islandë, Irlandë e Veriut, Sllovaki dhe Uells).

2020 03 16t103015z 18174930 Soccer Euro

Vendi i parë – Që prej vitit 1988, kur fituesi i Europianit u kualifikua si vendi i parë në grup, vetëm në 3 prej 8 turneve të ardhshëm (Gjermania në vitin 1996 dhe Spanja në dy edicionet 2008- 2012) arritën të triumfonin kryesueset.

Në edicionin 2016, Portugalia u bë fituesja e parë e këtij kompeticioni pa asnjë ndeshje të fituar. Luzitanët shkuan në fazën me eliminim pas 3 barazimesh dhe u kualifikuan si skuadra e tretë e grupit.

Vetëm Gjermania – Në dy edicionet e fundit të Europianit, vetëm një skuadër ka arritur t’i fitojë të tria ndeshjet në fazën e grupeve, Gjermania në vitin 2012. Asnjë ekip nuk i fitoi të gjitha në vitin 2016.

Njohje të vjetra – Në katër edicione, në Europë janë përballur në finale skuadrat që kanë qenë edhe në fazën e grupeve me njëra-tjetrën (1988, 1996, 2004 dhe 2012).

Ëembley – Finalja e Europianit do të luhet në stadiumin “Ëembley”. Dy finalet e fundit të luajtura në këtë stadium janë fituar nga Gjermania, Botërori i vitit 1966 dhe Europiani i vitit 1996.

Më shumë shtesa Tri nga 6 finalet e fundit të Europianit kanë shkuar me shtesë, (1996, 2000 dhe 2016). Finalja e fundit europiane që shkoi me penallti ishte në vitin 1976, ku Çekosllovakia doli fituese ndaj Gjermanisë (5-3).

Shënuesi fiton – Ekipi që ka shënuar golin e parë në finale ka qenë fituesi në 12 nga 15 edicionet e mëparshme. Përjashtim bëjnë vitet 1960, 1996 dhe 2000.

Eurooo

Treshja – Gjermania, Spanja dhe Franca kanë fituar 53% të Europianëve (8 nga 15). Gjermania dhe Spanja janë të vetmet që kanë fituar 3 herë Europianin.

Gjermani rekord – “Pancerat” marrin pjesë për herë të 13-të në Europian, më shumë se në çdo kombëtare tjetër. Ndeshja e radhës për ta do të jetë e 50-ta duke u bërë ekipi i parë që e arrin këtë shifër.

Portugalia  Portugalia do të kërkojë që të imitojë Spanjën për të fituar 2 Europianë radhazi. Është ekipi i vetëm që arrin fazën eliminatore të turneut në 6 edicionet e fundit.

Franca  Franca kërkon të bëhet skuadra e katërt që fiton një Botëror dhe një Europian radhazi. Diçka të tillë e ka bërë në vitin 1998 me Botërorin dhe në vitin 2000 me Europianin. Spanja gjithashtu fitoi Europianin në vitin 2008, Botërorin në 2010 dhe Europianin në 2012. Edhe Gjermania në vitet 1972-1974 fitoi Europianin dhe Botërorin.

Golat – Franca me 14 gola në Europianin 1984 ka pasur ecurinë më të lartë goleadore në një Europian. Greqia në vitin 2004 ka ecurinë më të ulët të golave me 1.17 gola për ndeshje.

Anglia Asnjë ekip nuk ka luajtur më shumë ndeshje sesa Anglia, pa arritur të kualifikohet në fazën finale (31 ndeshje, zero finale).

Ndeshja me më shumë gola Ndeshja e Europianit me më shumë gola ka qenë ajo e luajtur në ndeshjen e parë të kompeticionit, 6 qershor 1960. Janë shënuar 9 gola në fitoren 5-4 të Jugosllavisë kundër Francës.

Çmenduria e vitit 2020 Europiani i vitit 2000 ishte ai që kishte më shumë gola për ndeshje. U shënuan 2.74 gola për ndeshje.

Fbl Eur Euro 2020 Draw
Fbl Eur Euro 2020 Draw

Italia dhe Belgjika Belgjika dhe Italia janë të vetmet kombëtare që fituan 100% të ndeshjeve eliminatore për Europianin. Belgjika shënoi 40 gola, më shumë se çdo skuadër tjetër dhe pësoi vetëm 3 gola.

Ecuria frantastike – Belgjika dhe Franca janë të vetmet kombëtare europiane që kanë arritur çerekfinalet në tre turnetë e mëdhenj (Botërori 2014, “Euro 2016” dhe Botërori 2018).

Mishel Platini – Goleadori më i mirë i një Europiani është Mishel Platini. Mesfushori francez ka shënuar 9 gola në edicionin 1984 duke udhëhequr Francën drejt titullit të parë të historisë. Ai takoi rrjetën në 5 ndeshjet e Francës, përfshirë këtu dy “hat trick”-e radhazi.

Cristiano Ronaldo Sulmuesi portugez ka rekordin e ndeshjeve të luajtura (21) më shumë gola (9 sa Platini), më shumë edicione të luajtura me të paktën 1 gol (4). Cristiano është lojtari me më shumë ndeshje të luajtura në turnetë e mëdhenj përfshirë edhe Botërorin.

Asistuesit – Që nga viti 1980, vetëm çeku Karel Poborski ka dhënë më shumë asiste në Europian sesa Cristiano Ronaldo (5). Drulovic ka dhënë 4 asiste, Ramsey ka dhënë 4 dhe Hazard 4.

Neuer do rekordin – Vetëm dy portierë kanë më shumë ndeshje në turnetë e mëdhenj ndërkombëtarë (Botëror dhe Europian) sesa Manuel Neuer. Casillas dhe Buffon kanë nga 31. Gjermani ka 27 dhe mund t’i parakalojë nëse skuadra e tij ka ecuri pozitive.

Griezmann – Sulmuesit francez i pëlqejnë ndeshjet e mëdha. Ai ka marrë pjesë në 14 gola në dy edicionet (Europian dhe Botëror). Francezi ka shënuar 10 herë dhe ka dhënë 4 asiste në 14 ndeshje mes Euro 2016 dhe Botërorit 2018. 8 nga këto gola dhe 4 asistet kanë qenë në fazën eliminatore pas grupeve.

David Villa – Është lojtari i fundit që ka shënuar një “hat trick” në Europian. Bëhet fjalë për sfidën kundër Rusisë në fazën e grupeve në vitin 2008. Tripleta e Platinisë për 18 minuta kundër Jugosllavisë në vitin 1984 është tripleta më e shpejtë në historinë e kompeticionit.

I riu dhe i vjetri – Hungarezi Gabor Kiraly është lojtari më i vjetër që ka luajtur një ndeshje në Europian (40 vjeç dhe 86 ditë). Ai ka qenë pjesë e edicionit në vitin 2016. Holandezi Jetro Ëillems është lojtari më i ri që ka luajtur (18 vjeç dhe 71 ditë, në Euro 2012).

Fbl Euro 2020 Qualifier Lux Por
Fbl Euro 2020 Qualifier Lux Por

Harry Kane – Ishte goleadori në fazën eliminatore për të shkuar në Europian. Ai shënoi në të gjitha ndeshjet të Anglisë duke arritur kuotën e 12 golave. Ai u bë golashënuesi i parë anglez që arriti këtë shifër.

Hazard – Asnjë lojtar nuk ka dhënë më shumë asiste sesa Hazard në fazën kualifikuese. Ai ka shërbyer shokët e tij 7 herë. Për momentin ka humbur terren në formacionin e Belgjikës, por pret të rikthehet.

Deschamps Nëse Franca e Deschampit fiton Europianin, ai do të bëhet i pari person në histori që ka fituar Botërorin dhe Europianin edhe si trajner, edhe si lojtar.

Eksperienca – Një e treta e trajnerëve të “Euro 2020” kanë marrë pjesë më parë në një Europian edhe si futbollistë: Southgate, Deschamps, Mancini, De Boer, Paulo Souza, Cherchesov, Luis Enrique, Andrij Shevchenko.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb