The Times ka pasqyruar 100 ditët e para të qeverisjes së kryeministrit britanik Rishi Sunak. Në një analizë të gjatë, The Times është ndalur me detaje të sfidat me të cilat u përball Sunak, mbështetësit e tij si edhe menazhimi i ekonomisë së vendit.

Në artikull theksohet se një pjesë  e konsiderueshme e votuesve besojnë se Sunak nuk do të arrijë të fitojë zgjedhjet e ardhshme, megjithatë e shohin si kryeministrin më të mirë se Boris Johnsns dhe Liz Truss.

Më tej artikulli vijon:

Ndërsa kryeministri shënon 100 ditë në detyrë, një sondazh i ri për The Times dhe Times Radio sugjeron se Sunak nuk ka fituar ende votuesit që braktisën partinë nën paraardhësit e tij.

72 për qind besojnë se ai nuk do të jetë kryeministër pas zgjedhjeve të ardhshme, ndërsa vetëm 27 për qind mendojnë se ai ka ecur mirë deri më tani. Sidoqoftë, sondazhi i YouGov zbuloi gjithashtu se me një diferencë prej 14 pikësh votuesit mendojnë se Sunak ka qenë një kryeministër më i mirë se Johnson.

The Times vlerëson përparimin e Sunak deri tani në fushat kryesore.

Ekonomi

Një nga sukseset më të mëdha të kryeministrisë së Sunak erdhi sapo ai mori detyrën; një fund i trazirave të tregut që karakterizoi premierën e shkurtër të Truss. Por ndërkohë që tregjet mund të jenë qetësuar, çështjet themelore ekonomike – inflacioni dyshifror, nivelet e mëdha të huamarrjes sërish mbeten. Plani i Sunak për të përdorur kufizimin fiskal për të ulur inflacionin përgjysmë i lë atij pak hapësirë ​​për manovrim.

67 përqind e votuesve aktualisht mendojnë se ecuria e Sunak në  ekonomi është drejt përkeqësimit.

Shërbimi shëndetësor gjithashtu po përkeqësohej. Shifrat e performancës së janarit pritet të jenë më të mira se ato të dhjetorit dhe shpresa është se gjërat do të përmirësohen më tej pasi dimri i pare në të cilin Covid i kombinuar me gripin dhe sëmundje të tjera të frymëmarrjes, ende mbetet. Sunak do të duhet të përballet me veprimet e vazhdueshme të grevës dhe mungesat e stafit. Përgjegjësia për këtë do të jetë e pamundur për Sunak të shmanget.

Emigrantët e paligjshëm

Sunak u zotua të “ndalojë gomonet” si një nga pesë prioritetet e tij kryesore. Suella Braverman, sekretarja e brendshme, ka paralajmëruar se nëse ky qëllim dështon do t’i kushtojë partisë zgjedhjet. Kryeministri ka premtuar një legjislacion të ri , që pritet në fund të këtij muaji, i cili do të ndalojë këdo që hyn ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar të kërkojë azil.

Ndërkohë, emigrantët vazhdojnë të mbërrijnë në numër rekord, me 45,756 që kaluan Kanalin me gomone vitin e kaluar.

Skandalet

Kur Sunak qëndroi jashtë numrit 10 në ditën kur u bë kryeministër, ai u zotua të rivendoste integritetin dhe profesionalizmin në qeveri, në njohje të skandaleve që pushtuan Johnson. Megjithatë, emërimet e tij kanë sjellë pikëpyetje në lidhje me gjykimin e tij. Kur Sunak u bë kryeministër edhe ata që nuk e mbështetën atë e pranuan se ndoshta do të nënkuptonte një periudhë qetësie për konservatorët. Por janë parë komplote të qeta në partinë parlamentare.

Ngurrimi i Sunak dhe Jeremy Hunt për të bërë lëvizje mbi taksat ka shkaktuar mërzitje, me disa konservatorë që thonë se dyshja duhet t’i kthejnë paratë tek xhepat e qytetarëve tani.  Ndërkohë, Truss mendohet se po përgatitet të bëjë një ndërhyrje në përpjekje për të mbështetur idenë se ideologjia e saj ishte e drejtë. Po ashtu Johnson është shfaqur përsëri në skenë, duke bërë një udhëtim në Ukrainë dhe duke lartësuar virtytet e Brexit.

Punët e jashtme dhe mbrojtja

Sunak ka vazhduar me qëndrimin e ashpër të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Ukrainës, duke u bërë lideri i parë perëndimor që njoftoi se do të dërgonte tanke në vend.

Ndryshe nga Truss, i cili erdhi në detyrë duke u zotuar për një linjë të ashpër mbi marrëveshjen e Brexit të Irlandës së Veriut, Sunak ka marrë një qasje më pajtuese.  Sunak shpreson se një marrëveshje mund të hapë negociata më të mira me BE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: