Një 40-vjeçar nga Lezha ka rene ne pranga, ndersa ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për disa veprat penale.

Shtetasi Gjergj Mirashi, banues në Lezhë (i dënuar me parë) akuzohet për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Shkelje e ligjit mbi drogat”, “Vjedhje dhe posedim i sendeve të paligjshme” dhe “Emigracion i paligjshëm”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.

NJOFTIMI I POLICISË
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe zyrës ndërlidhëse Interforza, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Fundjava”.
Si rezultat i operacionit, në qytetin e Lezhës, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Gjergj Mirashi, 40 vjeç, banues në Lezhë (i dënuar me parë).
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Venecias, Itali, më datë 20.06.2017, e ka dënuar me 11 vite e 8 muaj burg, për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve.
Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: