Botërori i Katar, nga i shumë pritur u kthye në një mallkim për disa yje të futbollit botëror. Dëmtimet e shumta, por dhe pamundësia për të siguruar një biletë, ka bërë që në Katar të mos udhëtojnë disa nga lojtarët më të shtrenjtë në qarkullim. Pa diskutim mungesa më e madhe është Erling Haaland, sulmuesi më në formë në qarkullim, njëkohësisht lojtari më i shtrenjtë që nuk merr pjesë, kartoni i Haaland kushton 181 milionë euro.

Rrrrr
Rrrrr

Një tjetër lojtar 100 milionësh që mungon në këtë Botëror është edhe Luiz Diaz i Liverpool, Kolumbia e tij nuk arriti të siguronte një biletë. Në vendin e tretë më 112 milionë euro renditet Nkunku, sulmuesi francez pësoi një dëmtim gjatë një seancës stërvitore me përfaqësuesen, u kthye përpara kohe në shtëpi.

Për shkak të një dëmtimi mungon edhe James i Chelsea-t dhe përfaqësueses angleze. Këtij Botërori i mungon edhe Momo Salah, një super sulmues, ndërsa listës së gjatë i shtohen edhe yjet e Italisë, nga Barrela te Donnarumma. I fundit që largohet përpara kohe ishte “Topi i Artë” në fuqi, Karim Benzema.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb