Një dokumentar mbi vitet plot shkëlqim të kryeqytetit, që u pasuan me dhunë dhe terror prej diktaturës komuniste, vjen në 102 e shpalljes së Tiranës kryeqytet. Si rrodhën fatet e qindra viktimave dhe heronjve tiranas që dëshmuan qëndresë shembullore duke iu kundërvënë regjimit me një disidencë të gjatë, 45-vjeçare?

Një ndër rastet e shumta është ai i Emin Bakallit, i cili pasi kreu shkollën e mesme te “Harry Fultz” punoi në ministrinë e Punëve Botnore. Në 1943 diplomohet në Gjermani me titullin “Inxhinier Hidro- Elektro Mekanik”. U burgos nga regjimi komunist me akuzën anëtar i grupit tekniko-intelektual të shkollës “Harry Fultz” dhe kaloi 14 vjet në burgjet e diktaturës.

“Historitë e hetuesisë dhe të burgut mua mi kanë thënë vetëm shokët e babës kur vinin këtu. Më thonin ‘çka hequr Emini, ka qenë i fuqishëm që ka përballuar ato tortura që ia ka bërë një nga hetuesit më të poshtër që ka pasur hetuesia shqiptare, Paskal Andoni. Ka qenë i tmerrshëm”, tregon djali i tij, Agim Bakalli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb