ITALI

Një 40-vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar pasi u kap me kanabis.

Policia pikasi një automjet i cili po bënte lëvizje të dyshimta në Arezzo dhe pa se hodhi një kuti kartoni me kanabis nga dritarja.

Rezultoi se shqiptari kishte 5  kg hashash në automjet ndërkohë gjatë kontrolleve në një hambar të përdorur nga shqiptari u kapën në total 60 kg hashash.

Vlera e mallit në treg kapte vlerën e 500 mijë eurove teksa shqiptari u prangos si shpërndarës droge.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb