E ftuara e dytë e emisionit “Kjo Javë”, ishte deputetja demokrate Albana Vokshi. Gjatë fjalës së saj, ajo tregoi aksionin opozitar, si po zhvillohen bisedat mes dy palëve të PD për bashkimin dhe garën për kryetarin e ri.
Vokshi tha se zoti Berisha ka shprehur gatishmërinë për të qenë pjesë e garës, e bashkë me të, edhe Fatbardh Kadilli dhe Edvin Kulluri.
Sa deputetë të Bashës e mbështesin 9 shtatorin?
Vokshi: Nga 9 shtatori, deri sot që neve flasin, pavarësisht nga mendimi që kanë pasur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, di të them se shumë pak kanë qenë në mbështetje të vendimit të zotit Basha. Kemi qenë disa deputetë që e kemi kundërshtuar. E gjithë rrjedha e ngjarjeve që nga 9 shtatori, kanë bërë që një pjesë e mirë e deputetëve të jenë përkrahës së foltores apo të mbështesin Komisionin e Rithemelimit. Çdo ditë ka takime, diskutime. Nuk më pëlqen fjala negociata që përdoret rëndomë. Nuk është se përcillet mirë fjala negocim. Kemi mendime të kundërta, por Kuvendi i 11 dhjetorit ka rikthyer votën e lirë në PD, mund të ndërtohen fraksione. Pra duhet të jemi bashkë. Edhe te biseda që u bë me zotin Berisha, Alibej dhe Bardhi, u tha që edhe debati të bëhet brenda grupit. Edhe zoti Alibeaj e ka theksuar që grupi parlamentar të jetë Kuvend diskutimi se si mund të jetë aktiviteti opozitar në ditët, javët dhe muajt në vijim.
Basha ka nisur takimet në terren me elektoratin?
Vokshi: Unë zotin Basha e njoh prej shumë e shumë vitesh. Kemi qenë në të njëjtën kohë në Kosovë. Njohja me të është para se t’i futej politikës, e kam konsideruar mik. I kam dhënë mbështetje maksimale. Kemi pasur ditë të mira, por edhe ditë jo të mira, për të cilën ndjej keqardhje. Ne komunikojmë, sepse në Kuvend një përshëndetje dhe e kemi. Ne me njëri-tjetrin, veçse kemi qenë miq, mendoj që ana njerëzore duhet të tejkalojë mendimin ndryshe. Ajo që dua them është që e kemi mbështetur për shumë vite zotin Basha. Jo vetëm unë, zoti Berisha i pari, e të gjithë ne të tjerët. Sot dolën foto që Basha ishte duke ikur diku jashtë. Nuk dihet se si qëndron e vërteta. Po kërkesa dhe thirrja ime është që të ndalen tentativat për përçarje. Edhe njerëzit që vazhdojnë të jenë afër tij, të mbajnë akte përbashkuese. E kemi jetike këtë. Kjo është jetike për opozitarizmin. E shoh Bashën pjesë të grupit parlamentar. Ai nuk u bë asnjëherë lider në PD, apo opozitën shqiptare, por ai mund të jetë një deputet me aktiveitet shumë të mirë. Zoti Basha është i ftuar. Nuk do merremi me Lulzim Bashën, por organizimin e PD. Sot, nesër, pasnesër, është periudhë tranzicioni. Degët do të kenë ambientet e tyre, forumet e reja. PD do të jetë e hapur që dje, do të fillojë të hapet për çdo anëtar apo simpatizant të PD. Nuk do të jetë më ai bunkeri i blinduar, por shoh që nga pritja që na u bë dje, pritja që u bë sot, shoh që ka pritje të mirë të këtyre veprimeve të komisionit edhe nga ata që kishin refuzuar ta bënin. Një ngjarje jo e këndshme, një ngjarje që ka qenë edhe moment kthese ka qenë 8 janari, kur Basha urdhëroi dhunë ndaj demokratëve. Me largimin e tij, lirimin e zyrës, hapjen e dyerve unë gjykoj që duke mësuar nga e shkuara duhet të shohim në të ardhmen.
Cilat do të jenë hapet?
Voshi: Së pari heqja e dyerve të blinduara, hapja e PD, për demokratët duke e kthyer në shtëpi të demokratëve. Do të vijojë puna me riorganizimin. Kandidatët kanë kërkuar shtyrje të afatit të zgjedhjeve. Më datë 30 prill do të bëhet Kuvendi, ku janë të gjithë të ftuar. Pasi të zgjidhen forumet e reja, si këshilli, kryesia. Ata do të vendosin për hapjen e garës.
Sa rivalë shihni në garë?
Vokshi: Shpresoj të ketë shumë. Unë kam dëgjuar që kanë disa që kanë dëshirën të kandidojnë. Janë të mirëpritur të gjithë. Zoti Berisha e ka shprehur dëshirën, zoti Bardh Kadilli, Kulluri e ka thënë. Ka plot figura të njohura që janë dinjitoze për kryetar të PD. Sa i përket elektoratit, data 6 mars vërtetoi që elektorati e voton Sali Berishën. Duhet bashkimi sepse 11% ishin të Bashës dhe tani po vijnë në Komisionin e Rithemelimit dhe te partia. Duhet të dalim përtej kësaj. Kryetari i ri i PD që do të votohet me votën e lirë, duhet të ketë detyrë parësore modernizimin e partisë. Të krijohet një front i përbashkët opozitar. Kjo qeverisje duhet ta ketë.
Kur nis vala e protestave?
Viokshi: Menjëherë sapo PD të jetë e gatshme nga ana organizative. Nuk do të jemi thjesht mbështetëse të protestave të shoqërisë civile, por do të jemi ne në ballë të protestave.
(BalkanWeb)