Qytetarët janë mbledhur për të 6-tën ditë përpara kryeministrisë, për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të hidrokarbureve dhe produkteve të shportës.

Protestuesit, kanë zbuluar tre kërkesa për kryeministrin Edi Rama.

E para ka të bëjë me anulimin e taksës së qarkullimit mbi naftën, e dyta me pezullimin e përkohshëm të akcizës mbi karburantet dhe e treta konsiston në miratimin e një ligji për minimumin jetik.

Afati i vendosur do të jetë deri në fund të javës, më datë 18.03.2022, ndërsa shtohet se nëse kërkesat nuk realizohet do të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Fjala e protestuesit:

Kërkojmë
– Anulim i përhershëm për taksën e qarkullimin

– Pezullim i përkohshëm i akcizës për karburantet deri në përfundim të krizës

– Miratimi i ligjit për minimumin jetik, afati i realizimit në fund të kësaj jave. Mos realizimi i këtyre konverton kërkesat në një dorëheqje nga ana e Ramës dhe hapja e garës brenda PS për kryeministër të ri.

I ftoj shqiptarët të bashkohen në çdo shesh. Shoferët të mos mërziten për 1 orë bllokim të qarkullimit. Imagjinoni si janë protestat në vende të tjera. Çfarë proteste paqësore të tjera doni, me lule?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb