TIRANE

Menaxheri dhe njëherazi njeriu më i dashur i Arilena Arës, Popi Kola ka treguar për herë të parë raportin që gëzon me këngëtaren.

Ditën e djeshme ai ka qenë i ftuar në ‘Ftesë në 5’, ku ka pohuar se Arilenën e ka si një fëmijë të tijin, për të cilin ka treguar përherë kujdes.

Mes emocionesh, Kola ka zbuluar dhe momentin kur Arilena e ka takuar dhe i ka thënë se do të bëhej gjithçka, dentiste, arkitekte, por asnjëherë një këngëtare nëse ai nuk do ta ndiqte në këtë rrugëtim.

Arilena surprizoi Popin duke u lidhur në ‘Skype’ në emision dhe duke treguar se si është raporti e tyre. Këngëtarja ka treguar se nuk i bie rasti të flasë për Popin, pasi e ka të vështirë sepse nuk ekzistojnë fjalë për të shprehur dashurinë që ka për atë njeri.

Arilena shtoi se Popi është familja e tij dhe kanë dashurinë e njëjtë me atë të një prindi dhe fëmijës. Ndërsa drejt fundit të intervistës, këngëtarja e mbylli bisedën me mesazhe plot dashuri për njeriun më të shtrenjtë të saj, me të cilin kalon 24 orë të ditë

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb